Postuar me: 10:53 13-06-2012

Italia dhe Spanja, rekord në përqindjet e huamarrjes

Shperndaje
Etiketat

Kriza 

Përqindja e marrjes së huas për Spanjën është rritur në shkallën e saj më të lartë që nga hyrja e saj në eurozonë, pra praktikisht që nga krijimi i monedhës së përbashkët. Kjo përqindje ka arritur në 6.81% dhe tashmë i gjithë optimizmi i rritur në fillim të javës, për shkak të marrjes së paketës së shpëtimit nga ana e Spanjës, ka rënë dhe është zhdukur. Por në një gjendje të vështirë dhe thuajse sa Spanja është edhe Italia me përqindjen e huas që ka prekur 6.21%, çka përbën një rrezik shumë të madh. Të shumta janë tashmë edhe parashikimet, se nuk do të kalojë shumë kohë kur Italia do të kërkojë ndihmë financiare nga BE-ja dhe FMN-ja, si në rastin e Spanjës. Kjo, edhe pse autoritetet italiane e përjashtojnë plotësisht një gjë të tillë dhe pavarësisht problemeve, ekonomia italiane është ekonomia e tretë në vendet e Bashkimit Europian.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.