Postuar me: 12:10 24-05-2012

Jagland: Presidenti të zgjidhet në mënyrë transparente

Shperndaje
Etiketat
Torbjorn Jagland Gen sec for the Council of Europe

Torbjorn Jagland Gen sec for the Council of Europe

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland shprehet se Presidenti i ri i Republikës duhet të zgjidhet në mënyrë transparente dhe të dalë përmes një procesi bashkëpunues. 

Duke folur në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Jagland ka dhene mbeshtetjen e tij per kryesine e Shqiperise, duke e vleresuar nisjen e punes shume te mbare.

Vizita e Jagland në Shqipëri, vjen vetem një ditë pasi vendi yne mori zyrtarisht presidencën e Këshillit të Europës.

Gjate vizites se zyrtarit te larte te KiE jane parashikuar nje sere takimesh te rendesishme me zyrtarë të lartë të vendit dhe me perfaqesues te partive politike.
Të mërkurën për herë të parë pas 17 vitesh anetaresim, Shqipëria do të drejtojë Komitetin e Ministrave të 47 vendeve anëtare. Sipas Ministrise se Jashtme, qe ka njoftuar lajmin e mire ky eshte një hap që shënon rritjen e imazhit të Shqipërisë në Europë dhe prestigjin e saj për të drejtuar organizata ndërkombëtare të këtyre përmasave.

Burimi: top-channe

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.