Postuar me: 10:27 13-07-2015

Ka marrëveshje! Greqia nuk del nga zona euro, gati paketa e re (Burimi: Shqiptarja.com, www.shqiptarja.com)

cache-636-245-strict-182095_1

Greqia nuk del nga zona euro

BRUKSEL – Pas bisedimeve maratonë prej me shume se 17 orësh, udheheqesit e zones euro arriten unanimisht ne Bruksel marrëveshje me Greqinë. Nje marreveshje shprese qe shmang daljen e Athines zyrtare nga zona Euro dhe i jep asaj nje plan te ri ndihme. Lajmi u bë publik per here te pare nga kryeministri i Belgjikës Charles Michel i cili u mjaftua me nje fjale ne Twitter: Marreveshje! E me tej u konfirmua nga kreu i Keshillit te Evropes Donald Tusk.

Më pas lajmi i paktit BE-Athinë është kthyer në “head line” të të gjithë mediave botërore që prisnin me ankth lajme nga Brukseli. 40 minuta pas Twitter-it të Michel ka ardhur dhe komunikimi zyrtar. Tre zyrtarët e lartë të KE dhe Eurogrup Tusk, Junker dhe Djiselborn njoftuan zyrtarisht marrëveshjen por dhe kushtet mbi të cilat ishte rënë dakord.

Programi i tretë i ndihmave për të shpëtuar Greqinë do të jetë nga 82-86 miliardë euro. Pas përpjekjeve të komplikuara përgjatë gjithë natës, Greqia dhe kreditorët ndërkombëtar ranë dakord, një kompromis i pranuar edhe nga kryeministri grek Aleksis Tsipras, por që e çon vendin e tij përballë vendimeve të vështira që duhet të marrë deri të mërkurën.

Greqia duhet të krijojë një fond garancie ose nga privatizimet, rreth 50 miliardë euro me bazë në Greqi, jo në Luksemburg siç parashikonte dokumenti i përgatitur nga Eurogrup dhe që u diskutua gjatë natës.  Fitimet nga privatizimi i aseteve greke do të transferohen në fondin e ri. Nga 50 miliardë euro: 25 miliardë do të shërbejnë për borxhin dhe rikapitalizmin e bankave greke; 12.5 miliardë euro për të reduktuar borxhin dhe 12.5 miliardë euro për investime që synojnë rritjen ekonomike.

Tashmë topi kalon në fushën helene ku sfida e parë e Tsipras është miratimi i marrëveshjes në Parlament ku nuk do ta ketë aspak të lehtë. Greqia pritet të kalojë reformat e kërkuara deri të mërkurën, dite kur pritet te mbahet nje tjeter takim i eurogrupit.

Ora 10:52 Ministri grek i energjisë: “Marrëveshje fyese”
“Marrëveshje fyese”, e ka cilësuar ministri grek i energjisë  si dhe lider i partisë radikale të Sirizës, Panagiotis Lafazaris, marrëveshjen e arritur nga Athina në një shënim të titulluar “Platfoma e majtë”, e publikuar në faqen online “Parapolitika.gr.”

Ora 09:50 Merkel: Marrëveshje me planin A…por rikthehet Troika
“Do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë”. Kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën për mediat pas euro-samitit. Kancelarja konfirmoi se u aprovua plani A dhe se nuk ka nevojë për planin B. Merkel njoftoi gjithashtu se ndihma financiare e tretë në favor të Greqisë do të jetë 82-86 miliardë euro, nga të cilat 24 miliardë euro për sistemin bankar. Ajo çka nënkuptohet nga fjalët e kancelares gjermane është se në Athinë do të kthehet Trojka për të monitoruar programin e shpëtimit. Muajt e fundit, kryeministri Tsipras ka kërkuar pezullimin e inspeltimeve nga tre institucionet.

13.07.2015

Burimi: Shqiptarja.com

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.