Postuar me: 9:17 09-06-2012

Kandidat i ri për president pas tërheqjes së Zaganjorit, Berisha takon Metën

Shperndaje
Etiketat

Sot pritet të zhvillohen takimet e partive të mëdha me aleatët e tyre për emrin e ri të kandidatit për president. Pas tërheqjes së kandidatit Xhezair Zaganjori, maxhoranca është në kërkim të një emri të ri.
Gjatë ditës, pritet që kreu i PD Berisha të takohet me aletatët e tij përfshi kreun e LSI Meta, për të rënë dakord për emrin e presidentit.
Njëri nga aleatët e PD-së, z.Ilir Meta, paralajmëroi pasditen e djeshme se sot dhe nesër do të ketë takime të partive të koalicionit me qëllim që presidenti të zgjidhet në raundin e katërt në Parlament.
Po kështu, dhe kreu i partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë paradite kryesinë.
Sipas burimeve nga selia rozë, në tryezën e sotme priten të dalin emra konkretë përsa i takon kandidaturës për president.

Kuvendi ka vendosur që ditën e hënë do të zhvillohet raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit, që ndryshe nga tre raundet e parë, kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të thjeshtë, 71 vota

Burimi:Lajmi i fundit

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.