Postuar me: 14:57 16-06-2015

Kandidatët e LSI-së për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr. 3 në Kryeqytet (Burimi: LSI, www.lsi.al)

11402563_1015808985099026_4904947324975292397_o

Kandidatët e LSI-së për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr. 3 në Kryeqytet

Kandidatët e LSI-së për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr. 3 në Kryeqytet.

Endrit Braimllari: Me Erion Veliajn dhe anëtarët të LSI-së në Këshillin Bashkiak, Tirana do të ecë në drejtimin e duhur.

Kandidatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim për në Këshillin Bashkiak të Tiranës, z. Endrit Braimllari dhe znj. Ira Vejsiu, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Njësisë nr. 3 në kryeqytet

Në fjalën e tij z. Bramllari u shpreh se është e domosdoshme që më 21 qershor Tirana të çlirohet nga një kryetar bashkie i cili në katër vite nuk i shërbeu qytetarëve të Tiranës.

“Unë kam qenë anëtar i Këshilli Bashkiak në mandatin që po mbyllet dhe nuk kam reshtur së biseduari me përfaqësuesit tuaj për problemet që ka Njësia 3. Megjithatë asnjëherë nuk kemi pasur një derë të hapur në Bashkinë e Tiranës për të realizuar investime dhe punë në këtë njësi. Mund t’ju marr një shembull shumë të thjeshtë. Njësia 3 ka pasur një nevojë të madhe për të ndërtuar një treg modern. Ne kemi bërë përpjekjet maksimale që ta mundësonim një gjë të tillë nga Bashkia e madhe. Por edhe kur na thanë që nuk kanë buxhet ne propozuam që ta bënte këtë treg vetë njësia bashkiake, pasi e kishte fondin, dhe kërkuam vetëm lejen. Asnjëherë nuk e morëm këtë leje. Arsyeja pse nuk e morën lejen ishte për të vetmen arsye sepse ky kryetar bashkie që po ikën i ka trajtuar njerëzit me dy standarde, ka bërë politikë me njësitë bashkiake. Dhe ne nuk kemi nevojë për një kryebashkiak të tillë, i cili i ndan qytetarët e Tiranës në të majtë dhe të djathtë”, – tha z. Braimllari.

Ai tha se banorët e kryeqytetit kanë nevojë për një kryetar bashkie i cili i shërben Tiranës, i cili i qëndron më pranë qytetarëve të Tiranës.

11406352_1015808915099033_6310920409328871664_o“Nga ana tjetër ne kemi nevojë më shumë se kurrë edhe për një Këshill Bashkiak i cili i shërben qytetit. Ndaj unë kërkoj mbështetjen tuaj maksimale dhe ju kërkoj që të votoni Erion Veliajn për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, të votoni Lëvizjes Socialiste për Integrim, nr. 47. Vetëm në këtë mënyrë Tirana do ta marrë frymëmarrjen që meriton, çlirimin që meriton. Lëvizja Socialiste për Integrim është platforma e punësimit dhe shërbimit për Tiranën. Ne sot kemi nevojë për më shumë shërbime dhe për më shumë vende të reja pune. Ne sot kemi nevojë për shërbime të cilat janë të prekshme për qytetarët e Tiranës. Sot Tirana ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra, sot Tirana ka nevojë për më shumë ndriçim, sot Tirana ka nevojë për ujësjellës, sot Tirana ka nevojë për një administratë të bashkisë e cila i shërben qytetarëve dhe nuk është e politizuar. Ndaj kërkojmë votën tuaj, mbështetjen tuaj që më 21 qershor të zgjedhim një kryetar bashkie dhe një këshill të ri bashkiak që do ta çojnë në drejtimin duhur”, – deklaroi ai.

Duke përfunduar kandidati për anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, tha se punësimi i të rinjve dhe të rejave të kryeqytetit do të jetë një kryeprioritet për qeverisjen e re të Tiranës.

16.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.