Postuar me: 14:59 15-06-2015

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj takim me banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit (Burimi: LSI, www.lsi.al)

2

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj takim me banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj takim me banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit.

Tushaj: Unë jam i bindur se autoriteti i kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të jetë një autoritet shumë më i madh për të zgjidhur konfliktet e titujve të pronësisë

Tushaj:Ne jemi drejtimi i duhur sepse dimë të hartojmë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, z. Viktor Tushaj i shoqëruar dhe nga deputeti i qarkut, z. Arben Ndoka u takua me banorë të fshatit Kotërr në zonën e Dajçit.

Gjatë bashkëbisedimit, banorët ngritën shqetësimin e certifikatave të pronësisë dhe të mungesës së infrastrukturës.

Kandidati i ASHE-së, z. Viktor Tushaj premtoi zgjidhje të problemeve dhe një vëmendje më të madhe për zhvillimin e zonës.

“Gjithë ajo energji e derdhur në fshatin Kotërr ka pasur nevojë për një mbështetje dhe për një vëmendje shumë më të madhe për të ndërtuar të gjitha ato çfarë i duhen Kotrranëve dhe për të mos u larguar. Unë jam i bindur se autoriteti i kryetarit të ardhshëm të bashkisë do të jetë një autoritet shumë më i madh për të zgjidhur konfliktet e titujve të pronësisë, gjë që nuk duhet të vazhdojnë më. Duhet të zgjidhet njëherë e mirë dhe ju garantoj se autoriteti i kryetarit të bashkisë, por edhe mekanizmat që do të ketë nesër bashkia e ardhshme, absolutisht duhet të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur çdo lloj konflikti”, tha z. Tushaj.

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane deklaroi se do të kualifikohen të gjitha qendrat e fshatrave të cilët do të funksionojnë si qendrave komunitare.

“Ne jemi drejtimi i duhur sepse dimë të hartojmë projektet e duhura që i duhen të gjitha zonave. Dimë të hartojmë projekte me standarde të larta. Ne do të bëjmë të mundur kualifikimin e të gjitha qendrave të fshatrave tona të cilët të funksionojnë si qendrave komunitare. Ju garantojmë se do të dimë të trokasim në dyert e duhura, do të dimë të marrim mbështetjen e duhur, investimet e duhura, për t’i siguruar Kotrrit, njësisë administrative të Dajçit, por edhe gjithë Bashkisë së Lezhës një zhvillim ekonomik të garantuar”, tha më tej z. Tushaj.

Deputeti i PS-së për qarkun Lezhës, z. Arben Ndoka  kërkoi mbështetje për kandidatin e përbashkët të ASHE, z. Viktor Tushaj duke e vlerësuar si njeriun e duhur për zhvillimin ekonomik të Lezhës.

15.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.