Postuar me: 19:31 19-06-2015

Kandidati i ASHE, z. Altin Toska, takim me Forumin e Gruas Çame dhe me banorë të fshatit Shtëpanjë në komunën Gostim (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip KandidatiKandidati i ASHE, z. Altin Toska Takim me Forumin e Gruas Çame dhe me banorë të fshatit Shtëpanjë në komunën Gostim

Toska: Ne do të vënë në jetë projekte konkrete për të përmirësuar ekonominë, infrastrukturën e qytetit, shërbimin shëndetësor duke ngritur laboratorë për kryerjen e analiza

Toska: Do investojmë për këtë rini duke hapur rreth 500 vende të reja pune

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, z. Altin Toska zhvillua një takim me gratë e komunitetit çam në Bashkinë e re të Cërrikut. Gjatë bashkëbisedimit, z. Toska falënderoi PDIU-në për mbështetjen që i ka dhënë për zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa u shpreh se kjo forcë është një aleate e fuqishme.

“Ne jemi aleatë dhe pas 21 qershorit do të bëjmë bashkërisht gjithçka që është e mundur për gratë e nënat duke i siguruar atyre një punë dinjitoze. Aktualisht, Cërriku vuan nga numri i lartë i grave papunë duke vendosur në vështirësi edhe ekonominë familjare. Por pas 21 Qershorit ne do të vënë në jetë projekte konkrete për të përmirësuar ekonominë, infrastrukturën e qytetit,shërbimin shëndetësor duke ngritur laboratorë për kryerjen e analiza, do të përmirësojmë kushtet e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe si dhe do të punojmë për rritjen e cilësisë së arsimimit të fëmijëve. Administrata do merret me zgjidhjen e problemeve të banorëve dhe jo me politikë”, theksoi z. Toska.

Një tjetër ndalesë e kandidatit të përbashkët të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, ishte takimi me banorët e fshatit Shtëpanjë në komunën Gostim.

Z.Altin Toska deklaroi se mbështetja dhe e entuziazmi i banoreve të fshatit Shtëpanjë është tregues i uraganit të votave për ASHE.

Gjithashtu, z. Toska tha se më 21 Qershor do të votohet për përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve të Bashkisë së re të Cërrikut, pjesë e së cilës tashmë është edhe komuna Gostimë.

“Do të punojmë për të përmirësuar jetën e fëmijëve, do të ndihmojmë personat që kanë vërtet nevojë. Do investojmë për këtë rini duke hapur rreth 500 vende të reja pune”, tha z. Toska duke shtuar se shumë shpejt do të nisë puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të furnizimit me ujë.

 

19.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.