Postuar me: 11:43 13-06-2012

Kapen 200 kg marijuanë, largohen poseduesit

Shperndaje
Etiketat

Policia e Elbasanit ka sekuestruar mëngjesin e sotëm një sasi prej 200 kg marijuanë.

Lënda narkotike u gjet në një automjet tip Benz me targë AA 659 CE në afërsi të fshatit Hotolisht.

Aksioni i policisë nuk rezultoi plotësisht i suksesshëm pasi drejtuesi i mjetit dhe të tjerët që e shoqëronin kanë mundur të largohen, duke braktisur mjetin në të cilin u gjet edhe ngarkesa me lëndë narkotike.

Mesohet se policia ka shpallur në kërkim 3 persona, ndërsa 10 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.

Policia vazhdon aksionin e saj për identifikimin dhe arrestimin e personave posedues të sasisë së marijuanës së bllokuar.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.