Postuar me: 12:26 16-06-2012

KFOR-i mbyll vendkalimet ilegale

Sot në mëngjes, KFOR-i ka filluar një operacion për të mbyllur vendkalimet e paautorizuara në afërsi të Bërnjakut.

“Ky operacion është duke u kryer, për të pasur një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Që nga ora 05:30 e mëngjesit, KFOR-i ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve dhe ka bërë kordonin e disa zonave për shkaqe sigurie.

“Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare”, vijon komunikata.

Pas përfundimit të operacionit, KFOR-i njofton se pikat e kontrollit të automjeteve do të largohen dhe kordonët përreth zonave të sigurisë do të hiqen.

Në vazhdimin e këtij operacioni nuk është raportuar asnjë incident.

“Ky vendkalim i paautorizuar së shpejti do të jetë i pakalueshëm për shkak të barrierës fizike të vendosur nga KFOR-i dhe operacioni është në pajtueshmëri të plotë me kornizën e misionit paqeruajtës të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.