Postuar me: 10:04 12-06-2012

Kili, protesta kundër dokumentarit të Pinoçet

Shperndaje
Etiketat

Protesta 

Në film lavdërohet shumë ish-udhëheqësi ushtarak

Qindra protestues në Kili janë përleshur me policinë në Kili, pas transmetimit të një dokumentari për gjeneralin Augusto Pinochet. Në film lavdërohet shumë ish-udhëheqësi ushtarak. Familjarët e viktimave janë ndier të fyer dhe të prekur nga dokumentari që ngre lart regjimin e Pinochet. Nga ana tjetër, organizatorët thanë se qëllimi i dokumentarit ishte të tregonte gjeneralin ashtu siç ishte në të vërtetë dhe jo siç e paraqesin mediat. Kryebashkiaku i kryeqytetit Santiago, Pablo Zalaquett, deklaroi se  policia është sulmuar ashpër, ndërsa si pasojë e përplasjes me protestuesit qyteti ka pësuar shumë dëme materiale. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Protestat dhe sulmet kundër policisë nisën pas transmetimit të dokumentarit mbi Pinochet në teatrin Caupolican. Augusto Pinochet organizoi një grusht shteti ndaj qeverisë demokratike të Salvador Allende në 11 shtator të vitit 1973 dhe e la pushtetin në vitin 1990. Qeveria e vendit amerikano-latin flet për 3000 viktima gjatë regjimit të tij dhe shumë prej trupave nuk janë gjetur akoma. Mijëra të tjerë janë torturuar, arrestuar dhe internuar kur gjenerali kishte pushtetin.

Dokumentari

Familjarët e viktimave janë ndier të fyer dhe të prekur nga dokumentari që ngre lart regjimin e Pinochet. Nga ana tjetër,  organizatorët thanë se qëllimi i dokumentarit ishte të tregonte gjeneralin ashtu siç ishte.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.