Postuar me: 13:41 15-06-2012

Kinë, abort i dhunshëm, pezullohen tre zyrtarë

Shperndaje
Etiketat

Në Kinë, tre zyrtarë janë pezulluar dhe janë urdhëruar që t’i kërkojnë falje një gruaje, të cilën e kanë detyruar të abortojë fëmijën pa dëshirën e saj.

Mediat kineze raportuan se Feng Xhianmei është rrahur nga zyrtarët dhe është detyruar ta abortojë foshnjën 7 muajshe, pasi familja e saj nuk ka mundur të paguajë 6 mijë e 300 dollarë – taksën për lindjen e fëmijës së dytë. Rasti ka ngjallur zemërim në Kinë dhe ka përsëritur kritikat kundër politikës kineze për lindjen e vetëm një fëmije.

Siç raporton BBC, krimi i tmerrshëm kundër vajzës së re ka ndodhur më 3 qershor. Viktima ka pohuar për mediat lokale se, ajo është dërguar me dhunë në spital, ku i kanë dhënë mjekime për ta nxitur abortin, pa pëlqimin e saj. 36 orë më vonë, ajo abortoi. Nga zemërimi dhe dëshpërim vendosi të marrë një foto të fëmijës së vdekur dhe ta publikojë në internet, për të bërë me dije terrorin të cilin e përjetojnë femrat në Kinë. Nddërkohë fotografia e nënës së re me fetusin e vdekur ka ngjallur indinjatë jo vetëm në Kinë, por në të gjithë botën.

15 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Postuar 2 Komente
Mendimi i juaj
  1. Ola says:

    Lajmi shqiq, jeni me te miret! Publikoni cdo gje ne kohen reale.

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.