Postuar me: 6:48 26-05-2012

Kinë, zyrtarët: Vetëm 2 miza në tualete

Shperndaje
Etiketat
tualeti

tualeti

Zyrtarët në Pekin kanë vendosur standarde të reja për tualetet publike, përfshirë limitimin e numrit të mizave që duhet të ketë në secilin prej tyre: nuk duhet të jenë brenda më shumë se dy miza. Rregullat e reja të higjienës, të publikuara nga komisioni i administratës së qytetit, përfshijnë edhe standarde të reja mbi “aromën” e tualeteve, sipas BBC. Rregullorja e re përfshin edhe trajnimin për pastrimin, por nuk është bërë e qartë se kush do të ndëshkohet dhe si, nëse në ndonjë tualet hyjnë pa dashje më shumë se dy miza. Standardet e reja kërkojnë shenja në gjuhën kineze dhe angleze në çdo tualet. Madje do të ketë edhe njoftime, ku thuhet se nuk duhen bërë veprime që pengojnë funksionimin e tualeteve, sipas “Beijing Times”. Komisioni i Bashkisë së Pekinit mbi administrimin e qytetit dhe ambientit tha se synimi i rregullores së re ishte që standardet e tualeteve publike të jenë njëlloj si ato të parqeve, stacioneve të trenit, spitalet etj.

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.