Postuar me: 18:35 14-07-2015

KLSH kallëzon 3 zyrtarë të MAS në prokurori (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip KLSHKontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pasi akuzohen se kanë kryer shkelje në procedurat e prokurimit. Sipas KLSH-së, kjo shkelje ka shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën e 108 milionë lekë.

Në një njoftim për shtyp nga ana e ministrisë, kallëzimi është bërë ndaj sekretarit të përgjithshëm P.N., të MAS, drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Juridike E.T., dhe për përgjegjësin e sektorit të financave të kësaj ministrie E. K.

Kallëzimi vjen pas disa kontrolleve të kryera ku ka rezultuar se 3 zyrtarët kanë kryer shkelje të procedurave të prokurimit, duke i shkaktuar një dëm prej 771 mijë euro buxhetit të shtetit.
“Për pezullimin e veprimtarisë së disa institucioneve private të arsimit të lartë”, me anë të të cilit është vendosur me objektivitet dhe integritet pezullimi për një periudhë deri dy vjeçare të regjistrimit të studentëve të rinj në Institucionet private të Arsimit të Lartë, deri në plotësimin e kritereve ligjore e nënligjore të përcaktuara në Ligjin “Për arsimin e lartë në RSH” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, por nga ana tjetër janë evidentuar shkelje dhe mangësi të lidhura me procesin e plotësimit të objektivave të këtij institucioni në kushtet e mirëadministrimit të aktivitetit. Kështu:

Nga auditimi u konstatuan se aspektet rregullative ligjore të hapjes së ciklit të tretë të studimeve i janë nënshtruar ndryshimeve të herë pas hershme drejt një tregu të liberalizuar si për institucionet që ofrojnë këtë cikël studimi ashtu edhe për numrin e studentëve që hyjnë në to, duke mos e shoqëruar këtë proces me instrumente të fortë monitoruese.

KLSH shpjegon se bllokimi dhe mos miratimi i kuotave për studime doktorale për tri vjet me radhë, ka akumuluar artificialisht në rritje kërkesën për këtë lloj të mire publike, që i është drejtuar sektorit privat dhe që është pasuar edhe me drejtim të fluksit të të ardhurave drejt tyre duke shkaktuar të ardhura të munguara për IAL-të publike në shuma të konsiderueshme dhe me efekte në nivelet e investimeve dhe mbulimit të kostove të këtyre institucioneve.

Mangësi dhe shkelje të rëndësishme konstatuam në procedurat e prokurimeve publike duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”.

 

14.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.