Postuar me: 14:39 08-04-2015

Koka: “Bankers” të rekuperojë dëmet (Burimi: Top channel, www.top-channel.tv)

BankersKoka: “Bankers” të rekuperojë dëmet - Banorët e fshatit Marinzë e pritën me një formë proteste ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ata kërkuan me ngulm zgjidhjen e menjëhershme të situatës dhe mospërsëritjen e katastrofave të tilla.   Banorët janë ankuar për ndotjen alarmante të shkaktuar në zonë, që nga gazi deri tek balta dhe argjila që ka mbuluar tërësisht tokat e tyre, por edhe shtëpitë.  Banorët thonë se banesat janë ende duke pësuar dëmtime nga zhytja e tokës.  Ministri Lefter Koka deklaroi se kompania “Bankers Petroleum” nuk është kontrolluar për 8 vjet me radhë për aktivitetin që kryen. Ai tha se nuk do të lejohet rifillimi i veprimtarisë së kompanisë nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret e vendosura nga Ministria e Mjedisit.  Koka: “Bankers” të rekuperojë dëmet – Banorët e fshatit Marinzë e pritën me një formë proteste ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ata kërkuan me ngulm zgjidhjen e menjëhershme të situatës dhe mospërsëritjen e katastrofave të tilla. 

Banorët janë ankuar për ndotjen alarmante të shkaktuar në zonë, që nga gazi deri tek balta dhe argjila që ka mbuluar tërësisht tokat e tyre, por edhe shtëpitë. 

Banorët thonë se banesat janë ende duke pësuar dëmtime nga zhytja e tokës.

Ministri Lefter Koka deklaroi se kompania “Bankers Petroleum” nuk është kontrolluar për 8 vjet me radhë për aktivitetin që kryen. Ai tha se nuk do të lejohet rifillimi i veprimtarisë së kompanisë nëse nuk plotësohen të gjitha kriteret e vendosura nga Ministria e Mjedisit.

“Shumë shpejt do të dëmshpërblejmë banorët dhe do të rehabilitojmë zonën. Për 8 vite këtu është punuar pa kontroll. Do të vazhdojmë me veprimet tona ligjore për të kërkuar rikthimin e zonës në parametra optimale”, theksoi Koka.

Inspektoriati i Mjedisit kishte njoftuar më herët se kishte ndëshkuar kompaninë “Bankers Petroleum” për shkak të problemeve me ndotjen e mjedisit.

 

08.04.2015

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. Shqipetari says:

    Zoti Minister KOKA: 1. Ka vite qe banoret ankohen se kompania po bente shperthime ne nenetoken e fshatit , te cilat shkaketonin lekundje e dridhje termeti te vazhdueshme dhe asnje mase nga Qeverite shqipetare. 2. Si mundet qe kompania ka tre vjet qe e nxjerr bilancin financiar me humbje dhe nuk i paguan buxhetit te Shtetit asnje lek, sic duket ajo paguan ne ndonje XHEP 3. Si mundet e ndodh gjithe ajo situate dramatike dhe asnjeri nuk merr pergjegjesi, as Ministeri, as Drejtori as specialisti e as kushi – Turp e faqja e zeze.

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.