Konferenca botërore Robotët 2016 (Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv)

afp-getty_china-technology-robot-conference3-760x506 afp-getty_china-technology-robot-conference4-760x506 apphoto_aptopix-china-world-robot-conference-760x507Sistemet e zgjuara robotike, të krijuara për lehtësimin e së përditshmes, janë kthyer në njërin prej subjekteve më të rëndësishme të Konferencës botërore Robotët 2016.

Ngjarja Robotët po mbahet në Pekin të Kinës. Mes krijimeve “avant garde”-iste të paraqitura aty është edhe një mekanizëm i amortizimit të goditjes, i konceptuar të mbështesë barrelën brenda një autoambulance. Sistemi zbut tronditjet gjatë transportimit të pacientit.

“Ky mekanizëm e bën pacientin të ndihet si në shtratin e shtëpisë, kur ambulanca kalon për shembull në një rrugë me gropa. Ai gjithashtu e mbron nga lëndimet gjatë transportit. Është një teknologji e zhvilluar në Kinë, që nuk është parë në asnjë vend tjetër”, tha Guo Qiyin, organizator.

Një delegacion i Institutit të Teknologjisë “Harbin” çoi në panair “nanobotin” e tij më të ri. Mikroroboti arrin të lëvizë brenda një zone të caktuar me saktësi të habitshme.

“Ai mund të zvogëlohet shumë e të vendoset edhe në trupin e njeriut për kryerjen e testeve të gjakut”, tha Yu Zhenzhong, delegat “HIT”.

Ekspozita do të pasohet nga një seri garash mes robotëve, ku përfshihet një sfidë fluturimi për “drone”-ët, një konkurs i robotëve nënujorë dhe një betejë “RoboCup”, ku dy ekipe robotësh do të përballen në një ndeshje futbolli.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.