Postuar me: 16:57 09-09-2015

Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_9633

Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Dje opinioni publik dhe ne të gjithë jemi njohur me raportin më të fundit të OSBE-ODIHR lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit, një raport i rëndësishëm i cili vjen nga një institucion kyç për problemet e zgjedhjeve siç është OSBE dhe ODIHR-i, që kanë ndjekur në vijimësi ndër vite të gjitha proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kanë evidentuar anët pozitive dhe mangësitë në këtë proces. Ky raport i fundit, i cili bën një vështrim integral dhe të plotë të zgjedhjeve dhe vjen si një raport përfundimtar pas atij paraprak, nënvizon, sigurisht dhe kjo është një gjë shumë pozitive, që fushata përgjithësisht në Shqipëri u zhvillua e qetë dhe të drejtat themelore të shprehjes dhe grumbullimit të personave janë respektuar, sikurse ka nënvizuar dhe që tonet e fushatës në përgjithësi ishin më të përmirësuara se më parë.

Sigurisht këto konstatime pozitive janë konstatime, të cilat sigurisht janë një motiv më shumë për të ecur në rrugën e përmirësimit, por vëmendja e madhe jo vetëm e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo vetëm e Partisë Socialiste, jo vetëm e Partisë Demokratike, por e të gjithë partive në Shqipëri, është përqendrimi dhe në ato vërejtje, në ato konstatime dhe në ato çështje që lidhen me proceset zgjedhore që duhen përmirësuar, në të cilat ka konstatime edhe të reja, por sikurse thotë raporti, ka edhe konstatime të zgjedhjeve të mëparshme ende të pa përmirësuara si duhet. Përgjithësisht shumica e vërejtjeve në tërësinë e tyre kanë të bëjnë me përmirësime të karakterit legjislativ, të karakterit të administrimit dhe çështjet të adresuara të karakterit teknik të cilat natyrshëm janë të mirëpritura, kërkojnë një përgjigje të shpejtë dhe përgjigja e menjëhershme dhe me pozitive gjithë politikës në tërësi do të ishte një dhe vetëm një: t’i futemi sa më parë procesit të përmirësimit të vërejtjeve të konstatuara, të mos ta lejojmë më që ky proces përmirësimi të jetë një çështje e javëve të fundit, e kompromiseve të nxituara e të sforcuara, të cilat më së fundi zgjidhin pjesërisht disa probleme dhe të riciklojë të tjera, apo riciklojnë problemet e vjetra.

Ndaj vështrimi objektiv me dashamirësi pa asnjë lloj emocionaliteti të raportit të OSBE-së si një institucion tërësisht i paanshëm dhe që është një institucion në ndihmë të Shqipërisë, të rritjes së standardeve demokratike në zgjedhjeve, duhet vërejtur vetëm si i tillë dhe duhet reflektuar vetëm me mobilizim të plotë të politikës për t’i zgjidhur në kohë, për të bërë që zgjedhjet e ardhshme të jenë absolutisht të një standardi akoma më të lartë në mënyrën më të mirë të mundshme që në përfundim të zgjedhjeve të ardhshme që na presin në vitin 2017 të kemi një raport me sa më pak konstatime negative dhe ku të predominojnë arritjet pozitive dhe konsolidimi i standardeve demokratike në zgjedhjeve.

Prandaj për këtë arsye, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ne shprehim vullnetin e plotë për të kontribuar pa asnjë kusht në përmirësimin e menjëhershëm të gjithë konstatimeve të raportit, duke i marrë në analizë ato një për një dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht edhe me Misionin e përhershëm të OSBE-së në Tiranë, si një ndihmë e paçmueshme, për të rritur standardet e ardhshme zgjedhore si standarde të cilat shqiptarët i mirëpresim dhe gjithashtu dhe partnerët tanë ndërkombëtar i mirëpresin si indikator të një demokracie që ecën, zhvillohet dhe të një populli shqiptar që vete, voton i qetë dhe zgjedh me vullnet të lirë atë që duan dhe që ai mendojnë se do ta përfaqësojnë në të gjitha forumet e tij, qofshin ato lokale apo ato qendrore.

Pyetje nga gazetarët

Z. Vasili, Partia Demokratike akuzoi dhe kryeparlamentarin Ilir Meta bazuar në deklarimet e ish-administratorit të CEZ, z. Heysek. Cili është komenti i Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Në respekt të opinionit publik dhe të pyetjes tuaj, po në këtë rast edhe në respekt në mënyrë të veçantë të mbështetësve dhe simpatizantëve, veçanërisht të Partisë Demokratike, do të doja të vija në vëmendjen tuaj disa momente të rëndësishme që lidhen me këtë çështje. Duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithnjë e më qesharake të akuzave ndaj Ilir Metës, dhe një mendimi të madh progresiv të problematikës brenda Partisë Demokratike duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të lartë, dhe kjo lidhet në mënyrë të veçantë dhe me një sjellje të drejtpërdrejtë që Partia Demokratike ka për një problem të brendshëm në funksion të luftës së brendshme të saj. Për të qenë shumë transparent me opinionin publik po i referohem jo më shumë e jo më larg se sa gazetës së sotme zyrtare të Partisë Demokratike e cila në faqen e parë, duke marrë dhe një kurajo që shkon përtej linjës gazetareske, por është shumë më e rëndë se kaq, sepse ka marrë përsipër të mashtrojë opinionin publik, megjithatë është e drejtë e Partisë Demokratike ta bëjë dhe këtë gjë, pavarësisht se cili është fati tashmë i ditur i mashtruesve.

Në faqen e parë ju keni mundësi të shikoni një titull që citon z. Heysek, i cili sipas RD thotë se biznesmeni është një njeri i besuar i z. Meta. Kjo frazë nuk gjendet dhe as ky emër nuk gjendet në raport dhe PD-ja çuditërisht bëhet korrekte dhe këtu nxjerr edhe thelbin e çështjes në faqen 3, ku thotë shumë qartë se biznesmeni është një njeri i besuar edhe i ish-Kryeministrit Berisha. Pra, është e qartë se sa më shumë vazhdon në mënyrë qesharake të akuzojë z. Meta për këtë çështje, aq më shumë që ne kemi një konferencë shtypi që mbahet në dritën edhe të fakteve të reja ku mediat sociale e kanë bërë shumë të qartë tashmë se cili është ish-Kryeministri për të cilin flitet në raportimin e agjencisë BIRN dhe ky është publik në të gjitha rrjetet sociale, e kemi shumë të qartë pra çështjen e cila nuk lidhet dhe s’ka fare të bëjë me z. Meta, por ka të bëjë pikërisht me në qerthull njerëzish të besuar dhe të afërt të z. Berisha, të cilët sigurisht z. Basha i njeh shumë mirë dhe jo pa qëllim i bie pragut “Meta” për të dëgjuar Sali Berisha.

Konkretisht ju e dini fare mirë që bazuar po në atë dokument që PD-ja citon, personat që përmenden janë ish-ambasadori Tepshi, ambasador i besuar i z. Berisha, përmendet ish-Kryeministri Berisha, njeriu me atributet qeveritare të plota e të pakufi për të marrë vendime, përmendet kryetari i ERE-s, institucion kushtetues për të vendosur për tarifat e energjisë dhe për uljen e tyre ashtu siç ndodhi realisht, së bashku me këshilltarin e tij të brendshëm, të cilët janë tre personat kyç që e trajtojnë dhe e zgjidhin këtë çështje, ku z. Meta as përmendet, as përfshihet dhe nuk hyn fare në këtë çështje, ku tre personat autoritarë për të vendosur çështjet e energjisë në Shqipëri. Desha të thosha ambasadori i prezantues, por edhe z. Berisha dhe kryetari i ERE-s, janë të gjithë njerëz të besuar të ish-Kryeministrit Berisha. Është fare e qartë për këdo që në këtë rast të gjithë e shohin që personat që lidhen me këtë çështje nuk kanë fare të bëjnë me z. Meta, ndërsa sa i takon vullnetit politik që përfaqësonte në atë kohë LSI-ja në qeverinë e kohës, dihet publikisht dhe e kemi bërë publike nëpërmjet z. Dervishaj i cili pati dje një prononcim duke i bërë të qarta për të gjithë, KESH i drejtuar në atë kohë dhe në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka arritur deri në atë pikë sa është detyruar dhe ka paditur në gjykatat shqiptare në të dy nivelet tarifat e ulura, për të cilat akuzon PD-ja, nga ERE në dy shkallët e gjykimit të cilat u shprehën në favor të ERE-s duke i krijuar një dëm dhjetëra milionë KESH-it.

Janë të njohur dhe të ditura, ne i njohim dhe i disponojmë dhe kemi dosje shumë të gjerë e të plotë për këtë çështje, sepse janë komunikim zyrtar i kohës edhe qëndrimet e Ministrit të Ekonomisë që janë diametralisht të kundërta me atë të zyrtarëve të PD-së në atë kohë dhe tregojnë qartë ndarjen e vullneteve tona se cili ka qenë vullneti ynë politik për çështjen.

Ndërsa afera në fjalë ka qenë e lidhur me personat kyç, duke filluar nga ish-Kryeministri dhe Kryetari i tij i ERE-s etj., të cilët Lulzim Basha i njeh më së miri dhe për të cilët ata kanë pasur autoritetin të vendosin, por ku nuk hynte dhe s’ka asnjë lidhje z. Meta dhe gjithnjë e më shumë faktet që po bëhen në mënyrë sistematike publike provojnë se sa qesharake është kjo akuzë. Megjithatë, në mënyrë të veçantë për opinionin publik, por në mënyrë të veçantë edhe për mbështetësit, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, është shumë e qartë që sot kemi një betejë që po të marrim një analogji me politikën e mijëra vjetëve më parë, është sindromi i “Brutit ndaj Çezarit”. Në këtë rast Lulzim Basha, duke përsëritur e duke përsëritur e duke marrë edhe riskun publik të dukshëm tashmë, por qesharak duke akuzuar Ilir Metën, ka vetëm një mision, i cili është në nderin e tij ta bëjë dhe është një çështje e Partisë Demokratike, ta zhvillojë luftën me të gjithë mjetet që ajo gjen të arsyeshme dhe të gjithë formave dhe është nën të drejtën e saj, por kjo luftë dhe çdo lloj akuze që bëhet ndaj z. Ilir Meta shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek z. Berisha, të cilin Partia Demokratike së paku edhe në gazetën zyrtare të saj ka pasur të paktën karakterin korrekt në faqen e tretë dhe manipulator në faqen e parë, ta evidentojë dhe unë po ua rivë në dispozicion ku evidenton qartë pikërisht nga ato dokumente që ajo referon se është pikërisht z. Berisha i cili i njeh dhe gjithë zyrtarët e PD-së, të ERE-s, ministrat përkatës, etj., të cilët Lulzim Basha i njeh më së miri. Por si duket çështja e luftës së klaneve, vendosja e pushteteve të reja dhe të vjetër, liderëve formalë dhe liderëve historik, është një problem i cili duhet të konsumohet brenda PD-së. Sigurisht ligji duhet të ndërhyjë të zbardhë se si qëndron çështja lidhur me këta zyrtarë të PD-së dhe kjo është që opinioni publik ta dijë si qëndron e vërteta. Ndërsa sa i takon z. Ilir Meta, në këtë rast ky ka qenë një instrument i turpshëm i njerëzve pa karakter, të cilët duke mos pasur kurajon të bëjnë betejat e tyre ballas brenda partisë së tyre përpiqen me forma tinëzare që të shkojnë tek larje hesapesh, pra “Bruti dhe Çezari” brenda PD-së, i cili më së fundmi u bë evident.

Përmes një tjetër akuze, PD-ja pretendon se z. Petrit Ahmetaj është propozuar në postin e kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë nga z. Ilir Meta. A keni një koment?

Komenti im është shumë i shkurtër. Z. Petrit Ahmetaj nuk është propozuar as nga z. Meta dhe as nga Lëvizja Socialiste për Integrim për kryetar të Entit Rregullator të Energjisë së Shqipërisë.

09.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.