Quantcast

KONTAKT

Postuar lajme nga bota Ne 8:47 24-05-2012 Me 1 Koment

E-mail:contact@lajm-shqip.com
[contact]

Postuar 1 Koment
Mendimi i juaj
  1. Spaç, 21-23 Maj 1973, 40 vjetori i ngritjes së flamurit pa yll.

    Bedri Blloshmi

    Për herë të parë në historinë e komunizmit barbar në Spaç të Rrëshenit u ngrit një flamur pa yllin e komunizmit.

    Mbas pushtimit të Shqipërisë nga terroristët komuniste të stërvitur nga Popoviçët e Mugoshët në 1944, këta barbar ja filluan krimeve mbarë duke ngritur burgje gjithkund në Shqipëri. Mbasi e rrethuan me tela dhe me gjëmba 28000 km2 e mbetura të Shqipërisë së copëtuar në vitin 1913, gjithëkund hapën burgje dhe kampe përqëndrimi. Një nga këto kampe shfarosës ishte dhe burgu i Spaçit. Arrestoheshin në masë familjet nacionaliste, u grabiteshe pasuria mbasi i varnin, pushkatonin dhe i burgosnin ata që mbeteshin gjallë, pjesa tjetër e çdo familje syrgjynosej në kampet e internimit.

    Më 21 Maj 1973 në Spaç të Mirditës, dhuna kishte kaluar çdo kufi ndaj të burgosurve politik dhe ndodhi ajo që pritej. Të gjithë të burgosurit e turnit të parë vendosën të mos dalin në punë dhe dolën në mbrojtje të Pal Zefit, të cilin mbasi e kishte mbushur muajin në izolim (birucë) policia nuk po e nxirrte nga izolimi. Të gjithë të burgosurit ishin në një mëndje, ishin bërë tepër të revoltuar për ta mposhtur diktaturën komuniste. Biseduan, vendosën dhe ngritën flamurin me zhgabën dy krenare pa yllin komunist “qëndisur nga dora e një të burgosuri, Mersin Vlashi”. Kampit famkeq mbasi u rrethua nga ushtria e civilë të armatosur, iu pre uji i pijshëm dhe buka mbasi nuk pranuan thirrjen e zv.ministrit të brëndshëm, Feçorr Shehut. Të burgosurit rezistuan duke i bërë nderim për tre ditë rrjesht flamurit shqiptar. Më në fund bijtë e Stalinit u vërsulën si hienat me hunjë e tuba gome dhe me ç’të mundnin duke i dërrmuar e thyer këmbë e duar, i prangosnin dhe i nxirrnin sipër për t’i gjykuar. Ishte 12 dhjetshja e parë, ku nga këta 4 ishin të burgosur politik: Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj. Duhej t’u merrej jeta dhe ashtu bënë. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di ku jane groposur, pra ata heronj trima që dhanë jetën para 40 vjetëve s’kane një varr. Nga shteti shqiptar askush nuk do të dijë apo të interesohet t’i gjejnë dhe t’u bëjnë një varr. Në Spaç vazhduan grupe-grupe të dënoheshin me rastin e revoltës. Janë 5-6 grupe të cilët e kalojnë numrin 80 vetë që janë ridënuar.

    Njëmbëdhjetë vjet me vonë, po në muajin maj, gati në një datë dhe fiks më 22 Maj 1984 në një tjetër skëterrë të komunizmit, në Qaf-Bari të Pukës dhuna solli dhunë. Komunistat, të cilët jetonin vetëm me gjak njeriu dhe këtu në këtë kamp caktuan tre kurbanë. Vetëm se me një ndryshim, kishin çuar përpara dy të dënuar me vdekje dhe të tretin e sakatuan me dru duke e thyer në mes. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja do dënoheshin me pushkatim në birucat e degës së brendshme të Pukës për t’i pushkatuar më pas në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur “antena e radios” në Kuç. Të gjithë e dimë tani se Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja me këmbënguljen time dhe të familjarëve u gjetën dhe u vendosën atje ku u takonte, madje kane secili varrin e vet e jo më gropën e përbashkët si më parë në livadhin e antenës në Kuç të Shkodrës. Edhe me këtë rast qeveritarët e sotëm nuk u ndjenë fare për varrimin e këtyre trimave të masakruar nga dikatura. Ndërsa Sandër Sokoli, i cili dha shpirt në sheshin para mencës midis dhimbjeve dhe gjakut që i rridhte në çimenton e zezë të oborrit, është groposur tek varrezat 500-600m larg kampit në buzë të një përroi bashkë me 8 të vrarët në galeritë e territ të Qaf-Barit. Për të mësuar më shumë për revoltën e Qaf-Barit dhe për ata që dhanë jetën, si ndodhi dhe si përfundoi duhet të prisni se së shpejti del libri që unë kam pergatitur të ilustruar me fakte dhe faksimile. Ndryshe është problemi i Spaçit. Sado që familjarët të interesohen për të gjetur njerëzit e tyre te vrarë barbarisht e te groposur mizorisht, nuk mund të bëjnë asgjë pa ndihmën e shtetit, i cili është formuar nga bijtë e komunisteve dhe nga oficerë që në vitin 1991 morën mbi shpinë bustin e diktatorit për ta vendosur përsëri …

    Pushofshi në paqe ju të rënët e burgut në Spaç dhe Qaf-Bari! Pushofshi ne paqe ju të tjerë që ratë për nje Shqipëri Etnike dhe pa komunista! Ne do ju kujtojme gjithmonë. Mos kini merak o heronjtë e Spacit se unë nuk do të rresht së kërkuari dhe do t’u gjej se ku ju ka groposur komunizmi.

Komenti Juaj :


+ three = 12

Me shume rreth femrave ne nje site
Me shume rreth sportit ne nje site
Horoskopi Sot     Parashikime Ndeshjesh
All Rights Reserved