Postuar me: 12:14 14-06-2012

Kontrabandë barnash, pranga mjekut dhe doganierit

Shperndaje
Etiketat

Policia e Tiranës ka arrestuar një mjek dhe një doganier, pasi akuzohen për kontrabandë barnash.

Sipas policisë, ata u arrestuan në aeroportin e Rinasit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, pasi akuzohen se kanë futur në vend barna në mënyrë ilegale.

Në pranga gjithashtu përfunduan edhe një përgjegjës turni si dhe shoferi i mjekut. Barnat okulistike vinin nga Turqia dhe kaloheshin nga aeroporti i Rinasit duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia pritet të bëjë publike detajet e operacionit të ndërmarrë orët e vona të natës së shkuar.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.