Postuar me: 12:32 14-06-2012

Kosova merr udhërrëfyesin, Çitaku: Hap i madh, por anëtarësimi larg

Shperndaje
Etiketat

Delegacioni i Kosovës mori sot në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres së Integrimit, Vlora Çitaku, nga komisionerja e BE-së, Sesilia Molmstrom.

Udhërrëfyesi për Kosovën përmban 101 kritere, 2-fish më shumë nga ato të vendeve të rajonit. Zyrtarët e BE-së kanë sqaruar se kjo është bërë në mënyrë që të mos përsëriten gabimet që janë bërë me shtetet e rajonit. Përfaqësuesit e delegacionit kosovarë janë shprehur optimist se qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe se do ti plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara.

Marrjen e udhërrëfyesit, ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, e vlerëson si fryt të punës së përbashkët të institucioneve të vendit. Në këtë aspekt, ajo ka thënë se që para tre vitesh Kosova i ka dhënë vetes detyrën për plotësimin e kritereve të kërkuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Çitaku nuk ka përmendur ndonjë datë të përafërt kur udhërrëfyesi do të kurorëzohej me marrjen liberalizimit të vizave.

“Do të punojmë pareshtur që qytetarëve tanë sa më shpejtë t’ju mundësojmë lirinë e lirë të lëvizjes në zonën Shengen”, ka thënë ajo në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.