Postuar me: 13:26 19-10-2016

Kosovë, shkrirje të disa ministrive ne nje?

Shperndaje
Etiketat

kosoveDitët e fundit në Kosovë po përflitet mundësia e shkrirjes së tri ministrive. Bëhet fjalë për Ministrinë e Integrimit Europian, Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë për Dialogun, e udhëhequr nga Edita Tahiri.

Zërat për këto ndryshime u bashkohen paralajmërimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, për ndryshime në qeveri, kryesisht për ndërrimin e thuajse gjysmës së ministrave të PDK-së.

Ministria për Dialogun me Serbinë ka qenë një ndër më të përfolurat dhe më të komentuarat gjatë këtyre ditëve, për shkak të zhvillimeve të fundit mbi të gjitha për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Disa prej deputetëve nga subjektet opozitare i kanë parashtruar disa kërkesa ministres Tahiri për pezullimi i bisedimeve, të cilat – sipas tyre, – nuk po rezultojnë me implementimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Megjithatë, në një prononcim për “Indeksonline”, ministrja Edita Tahiri ka theksuar se nuk është në dijeni për këtë çështje.

“Nuk kam njoftime zyrtare për këto procese. Në momentin që do t’i kem, do t’i bëj publike ato, por edhe qëndrimet e mia dhe të partisë Alternativa Demokratike e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Dy vite më parë, në një analizë të Institutit “GAP” është theksuar kërkesa që numri i dikastereve të zvogëlohet nga 19, në 13 ministri.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.