Postuar me: 11:20 03-07-2015

KQZ diskuton ankimimin e opozitës për Kurbinin (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip ankimimin e opozitësNë mbledhjen e radhës të KQZ-së po diskutohet për kërkesën e ankimimit të opozitës për bashkinë Kurbin, e cila kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve duke e shpallur të pavlefshëm procesin për këtë bashki.

11:13- Kosovrasti: Vendimet me 3 vota të paligjshme

“Vendimet merren me shumicë vote, ndërsa në Kurbin ka ndodhur e kundërta. Majlinda Cara nuk duhej të ishte komisionere pasi kishte burrin kandidat për këshillin bashkiak, kështu që vota e saj nuk llogaritet. Duke u bazuar tek ligji zgjedhjet në bashkinë e Kurbinit janë të paligjshme pasi nga 4 mbetën 3 komisionerë. Kjo është shkelje e ligjit”, tha përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovastri.

10:54- Kaso: Paligjshmëria nisi kur KQZ shkarkoi 8 anëtarët e PD-së

Në fjalën e tij, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që në momentin kur KQZ shkarkoi 8 anëtarë të një KZAZ-je në Kurbin.

“Paligjshmëria ka nisur që nga momenti i shkarkimit të 4 komisionarëve, të cilët kanë qenë në detyrë. Brenda dy orëve, 8 nga anëtarët e APPD-së për Kurbinin, u shkarkuan nga ana juaj”, tha Kaso.

 

03.07.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.