Postuar me: 7:57 09-06-2012

Krasniqi kërkon njohjen e Kosovës nga Sllovakia

Shperndaje
Etiketat

PRISHTINË– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkon nga shteti i Sllovakisë që ta njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ai priti sot një delegacion parlamentarësh nga Sllovakia (prej 12 anëtarësh), të shoqëruar nga analistë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave.

“Dëshirojmë që të gjitha vendet e BE-së, në mënyrë të veçantë edhe Sllovakia ta njohin Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do ta lehtësonte rrugën e Kosovës drejt integrimeve në BE”, theksoi Krasniqi.

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit kosovar, më tej bën të ditur se duke folur për dy dokumentet e rëndësishme të BE-së, studimin e fizibilitetit dhe udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, Krasniqi tha se tashmë këto dy dokumente janë duke u analizuar gjerësisht nga të gjitha institucionet e Kosovës, ndërsa më tej, foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për pozitën e komunitetit serb në Kosovë, Krasniqi shtoi se një pjesë e mirë e qytetarëve serb janë integruar në jetën institucionale dhe publike, ndërsa përmendi edhe studimin e ICO-së për qytetarët serbë në Kosovë, sipas së cilit, qytetarët serb janë të gatshëm të bëhen pjesë e jetës institucionale dhe publike në Kosovë, si dhe të shfrytëzojnë të drejtat dhe liritë që ua jep Kushtetuta e Kosovës.

Ndërkaq, nënkryetari i Kuvendit, Petar Miletiç (nga komuniteti serb), tha se po tentohet që të organizohet jetë sa më cilësore e serbëve në Kosovë, në mënyrë që të integrohen në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se serbët e pjesës së veriut nuk janë integruar, ndërsa për serbët e jugut tha se duhet të punohet ende për integrimin e tyre.

Miletiç shtoi se, serbët janë të përfaqësuar mjaft mirë në Kuvend dhe në Qeveri, ndërsa foli edhe për proceset e reformës kushtetuese.
Burimi: (e.m/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.