Postuar me: 12:00 15-06-2012

Krasta rrezikon te zhduket, u projektua si park per Elbasanin

Shperndaje
Etiketat

Pyjet e Krastes jane nje siperfaqe 150 ha me peme pishe te mbjella rreth 50 vjet me pare nga pune vullnetare. Ajo quhet ndryshe dhe mushkeria e Elbasanit dhe per te eshte bere nje investim i madh duke marre edhe dhe nga zonat e tjera per te mbjelle pisha. Por keto pisha per shume arsye nder te cilat edhe kullotja pa kriter e bagetive te banoreve te zonave informate perreth saj, po ben qe te zhduken dalengadale.

Rreziku
Specialisti i Drejtorise se Pyjeve, Cerciz Shabani, thote se per shume prej tyre edhe per arsye natyrale nuk mund te behet gje. “Keto pisha kane arritur ne nje stad zhvillimi qe eshte e pamundur t’i rikuperosh. Nuk eshte ne gjendje sistemi rrenjor qe te mbaje keto pisha. Ne i quajme lloje “pioniere” dhe zakonisht funksioni i tyre eshte te provohen kushtet e tokes. Keshtu nga ererat dhe pas reshjeve ato jane te destinuara, si pasoje e peshes se kurores, te rrezohen e te thyhen. Nga viti ne vit thyhen disa pisha dhe do te kete edhe me shume pisha te rrezuara”. Shpetimi i kodres se Krastes kerkon mjaft investime, por fillimisht specialistet sugjerojne qe te rrethohet e me pas te merren masa per t’i zevendesuar. “Duhet rrethuar e gjitha te mos kullotin bagetite pasi ka mundesi riperteritje natyrale. Po keshtu kjo faze duhet te ndiqet nga nje pyllezim masiv. Pasi te behet projekti duhet te percaktohet edhe menyra sesi do te veprohet per te evituar shkuljen e vazhdueshme te pishave. Keto jane shkaqe natyrore objektive qe nuk mund te shmangen, por me nderhyrjen e specialisteve dhe banoreve ne mund ta shpetojme”. Por te kunderten mendojne banoret perreth. Ata thone se nuk jane bagetite qe po e shkaterrojne kodren. Madje ata thone se ne rast zjarri jane ata vete qe e kane shpetuar qe te mos digjet. Duke ardhur nga zonat rurale nje pjese e tyre mbareshtojne bageti dhe i kullosin perreth. Ata thone se nuk jane ata qe po e demtojne pasi nje pjese e Krastes eshte e rrethuar nga ushtria. Banoret jane gati te ndihmojne ne shpetimin e Kodres se Krastes qe ka nje ndikim te madh ne mjedisin e Elbasanit po ashtu eshte parashikuar si park natyral rajonal.

Studimi
Te gjitha nderhyrjet, sipas studimit, per ta kthyer kete zone ne park turistik rajonal, parashikojne te jene ne dru, ne stilin e minifshatrave turistike, ku nje pjese do t’i takoje shtetit. Studimi per nje park turistik ne kodren e Krastes se Madhe perfshin objekte te ndryshme clodhese, mes te cileve zona te gjera per piknike te lire qytetaresh, te pajisur me stola druri qe do te financohen nga shteti, ku qytetaret nuk do te paguajne taksa. Ne te parashikohet nje “Luna Park ” per femijet, vetem nje objekt tip restoranti me pishine si nisme private, kende sportive, pika te ndryshme sherbimi, linje telefonike, piste helikopteri per raste emergjente, amfiteater me permasa te medha, parkingje dhe 5 hyrje-dalje nga Krasta, si dhe nje teleferik i vogel me shina.

Projekti per shnderrimin e Krastes se Madhe ne park turistik rajonal nisi ne 2006-n, si nje deshire e komunitetit te qytetit te Elbasanit. Ardian Turku, qe ne ate periudhe ishte kryetar i Bashkise se Elbasanit dhe nje nga nismetaret, shpjegon se projekti teknik u hartua bazuar ne kater elemente kryesore te infrastruktures, ne rruge kryesore nga kryqezimi i shinave te trenit deri ne pllajen siper kodres se Krastes se Madhe, nje rruge e asfaltuar me dy kalime me trotuare dhe ndricim perkates, sistemimi i ujerave te zeza, shtrirja e tubacioneve per ujin e pijshem, linja elektrike, telefonike, etj. Por, aktualisht ne kete zone ndodhet nje repart ushtarak, per te cilin Turku thote se do t’i kerkohet Ministrise se Mbrojtjes qe ta kaloje ne pronesi te pushtetit lokal dhe nese arrihet kjo ne studim parashikohet dhe ngritja e nje kampusi universitar.

15.06.2012

 

Burimi: Mjedisi Sot

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.