Postuar me: 10:33 13-06-2012

Kreu i Policisë Pyjore: Morëm plazhin që na përkiste

Shperndaje
Etiketat

Velipojë

Policia Pyjore e Shkodrës u kundërpërgjigjet akuzave të Komunës së Velipojës për zaptimin e plazhit. Shefi i kësaj policie, Agim Dardha, thotë se nuk ka asgjë të paligjshme në veprimet e kryera. “Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2005, dy parcela kanë kaluar nën administrimin e shërbimit pyjor. Që nga viti 2005, Komuna e Velipojës ka lidhur kontratë me ne por nuk ka paguar qiranë. Në këto kushte, Drejtoria e Shërbimit Pyjor nuk ia dha më Komunës së Velipojës por e nxori në ankand zonën në fjalë, që e ka fituar një subjekt privat”, thotë drejtori Dardha. Një ditë më parë, kryetari i Komunës së Velipojës, Pashk Ujka, akuzoi Policinë Pyjore për veprime të paligjshme, që sipas tij po hetohen edhe nga zyra e antikorrupsionit e Kryeministrisë.

13.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.