Postuar me: 8:52 14-06-2012

Kriza në eurozonë, Fullani: Të vëmë ekonominë mbi politikën

Eurozona gjendet në kulmin e krizës akute, e cila nuk dihet sa do të zgjasë. Kriza financiare është më e thella që pas depresionit të madh, ndaj masat që duhen marrë duhet të jenë të tilla bashkërenduara. Në konferencën me temë “Parakushtet për reformat”, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u shpreh se në një kohë të tillë krize, ekonomia duhet vënë mbi politikën.

“Masat e partnerëve për të rritur besueshmërinë në sistemet e tyre e bëjnë të vështirë transmetimin. Ajo që ndodh aktualisht përfaqëson një rritje të primit të rrezikut në vendet e rajonit. Bankat qendrore duhet të bëjnë gjithçka për të ruajtur ekuilibrat e brishtë makrofinanciarë.  BSh do të vazhdojë të kujdeset për këta ekuilibra. Ne jemi të vendosur të ecim duke mos parë timonin por horizontin.

Kjo do të krijojë një shtrat tërheqës për thithjen e investimeve të huaja. BSh është e angazhuar për të garantuar një sistem të shëndetshëm financiarisht. Ajo ka një frymë optimiste për të ardhmen dhe një frymë oportuniteti. BSh njëkohësisht do të vazhdojë të kontrollojë sistemin bankar dhe do të marrë të gjitha masat për furnizimin me likuiditet”, tha Fullani.

14.06.2012

 

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.