Postuar me: 18:48 30-11-2015

Kryetari i Kuvendit merr pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf (Burimi: LSI, www.lsi.al)

1

Kryetari i Kuvendit merr pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf

Kryetari i Kuvendit merr pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf.

Gjatë vizitës në Gjermani, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e ditëve të nëntorit shqiptar në Dyseldorf.

Kryetari i Kuvendit shoqërohej në këtë takim nga ambasadori shqiptar në Gjermani, z. Artur Kuko, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe Konsullja e Nderit, znj. Anduena Stephan.

Kryetari i Kuvendit mori pjesë dhe në koncertin festiv ku morën pjesë më shumë se 450 të ftuar në qytetin Dyseldorf ku u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare.

Konsullja e Nderit, znj. Anduena Stephan vlerësoi vizitën e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta.

“28 nëntori është festa e të gjithës shqiptarëve. Për ne këtu në Gjermani dhe për diasporën ishte një përvjetor shumë  i veçantë sepse mes nesh patëm edhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta, i cili pati takime të nivelit të lartë me shumë përfaqësues të politikës Gjermane të Landit tonë dhe të Parlamentit. Ky aktivitet përveç aspektit politik, u shoqërua me festime edhe nga ana kulturore. Ishte jashtëzakonisht e veçantë ekspozita e artit shqiptar , që u mbajt në godinën e Parlamentit të Landit dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë publikun gjerman edhe në vazhdimësi. Kjo ekspozitë dha impresionet e para të punimeve kulturore në fushën e artit pamor. Po ashtu,tepër e veçantë ishte dhe koncerti i madh festiv që u bë në praninë e më shumë se 450 të ftuarve në qytetin e Dyseldorfit në një sallë jashtëzakonisht të veçantë që mban dhe emrin e një nga kompozitorëve më të shquar të Landit tonë, Robert Schuman dhe në të cilën u shpalosën vlerat e kulturës shqiptare si dhe asaj simfonike, baletit kontemporan, të muzikës iso-polifonike dhe asaj qytetare shqiptare. Ishte një event që nga publiku gjerman është mirëpritur jashtëzakonisht pozitivisht. U ndje fort nevoja që aktivitete të këtij lloji të shtohen”, theksoi Konsullja e Nderit, znj. Anduena Stephan.

30.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.