Postuar me: 9:17 09-10-2015

Kryetari i Kuvendit priti Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Landit të Bavarisë Dr. Beate Merk (Burimi: LSI, www.lsi.al)

1

Kryetari i Kuvendit priti Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Landit të Bavarisë Dr. Beate Merk

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ministren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Rajonale të Landit të Bavarisë Dr. Beate Merk me të cilën biseduan rreth forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e vlerësoi vizitën e Ministres Beate Merk në Tiranë si një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe veçanërisht në drejtim të thellimit të kontakteve me Landin e Bavarisë si një Land shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Në këtë kuadër, z. Meta dhe znj. Merk diskutuan mbi mundësitë e shkëmbimit të ekspertizës në fushën e arsimit profesional, si një prioritet për të rinjtë shqiptarë ku Bavaria gëzon kapacitete tepër të avancuara.

Ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Marrëdhëniet Rajonale të Landit të Bavarisë Dr. Beate Merk shprehu kënaqësinë e kësaj vizite në Tiranë si dhe vullnetin për konkretizimin e bashkëpunimit arsimor dhe ekonomik me Shqipërinë.

Kryetari Meta dhe Ministrja Merk u ndalën gjithashtu në fenomenin e azilkërkimit në Evropë duke vënë në dukje se Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe se më shumë duhet bërë për konkretizimin e iniciativave të punësimit të ligjshëm në Gjermani. Z. Meta u shpreh se fokusi tek zhvillimi ekonomik dhe rritja e investimeve në rajonin tonë do të kontribuojnë në rënien e këtij fenomeni dhe se për sa i përket azilkërkimeve nga rajone të tjera lufte, Shqipëria është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj përkrah Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë.

Në përfundim z. Meta dhe znj. Merk duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të Landit të Bavarisë me vendet e rajonit tonë, vunë në dukje rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në mbarëvajtjen e stabilitetit, sigurisë dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin e Evropës Juglindore.

09.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.