Postuar me: 9:01 23-10-2015

Kryetari i Kuvendit priti Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein (Burimi: LSI, www.lsi.al)

0X1E5477 (1)

Kryetari i Kuvendit priti Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti  Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein i cili shoqërohej prej Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. Romana Vlahutin.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe në veçanti të z. Fleckenstein për avancimin e axhendës së reformave kyçe të Shqipërisë.

Në këtë kuadër z. Meta theksoi se duhet përfunduar sa më shpejt procesi i dekriminalizimit për t’i hapur rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, procesi i cili kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri. Në të dy proceset, u shpreh z. Meta, ne vlerësojmë kontributin dhe opinionet e Komisionit të Venecias.

Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian z. Knut Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Evropian i cili pritet të ofrojë vlerësime pozitive dhe rekomandime të mëtejshme për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, ku thelbësore do të jetë reforma në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit.

Në përfundim, z. Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Parlamentin Evropian në mbështetje të dialogut konstruktiv politik në vend dhe në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.

23.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.