Postuar me: 18:38 03-11-2015

Kryetari i Kuvendit priti sot Raporterët e Komisionit të Venecias (Burimi: LSI, www.lsi.al)

IMG_5627

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Raporterët e Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Raporterët e Komisionit të Venecias.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Raporterët e Komisionit të Venecias me të cilët bisedoi mbi ecurinë e procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Z. Meta shprehu mirënjohjen për kontributin dhe për ekspertizën e Komisionit të Venecias të ofruar në vite dhe vuri në dukje se opinioni i këtij komisioni është shumë i rëndësishëm për të garantuar që propozimet për ndryshime kushtetuese të prodhojnë një sistem të drejtësisë të besueshëm, të qëndrueshëm, profesional dhe efikas.

Z. Meta theksoi se reforma duhet t’i shërbejë në radhë të parë qytetarëve shqiptarë, të cilët meritojnë të marrin drejtësi e të mos zvarriten më dyerve të gjykatave. Në këtë kuadër, z. Meta vuri në dukje se Kushtetuta e vitit 1998 ishte një arritje madhore për Shqipërinë, e cila fatkeqësisht u deformua prej ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, të pakonsultuara me Komisionin e Venecias dhe të hartuara për qëllime politike afatshkurtëra.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta shtoi se gjatë viteve të fundit është abuzuar me standartet e Kushtetutës duke krijuar një sistem i cili karakterizohet nga papërgjegjshmëria dhe mosllogaridhënia.

Ndaj – nënvizoi z. Meta – reformimi i sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm dhe kyç për të ardhmen e demokracisë shqiptare,  me qëllim që qytetarët shqiptarë të kenë një sistem të drejtë, të besueshëm, të përgjegjshëm dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Raporterët e Komisionit të Venecias pasi vlerësuan Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si një arritje historike në të kaluarën, vunë në dukje se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ofrojë eksperiencën e ekspertëve të tij me qëllim forcimin e besimit tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu në përfundim vlerësimin për rolin dhe kontributin e Komisionit të Venecias duke ripërsëritur bindjen se opinioni i këtij komisioni do të jetë shumë i rëndësishëm për garantimin e zbatimit të standarteve më të mira ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

03.11.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.