Postuar me: 8:48 12-09-2015

Kryetari i Kuvendit shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip Prononcimi

Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të 14 viteve më parë.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij me qeverinë e SHBA-ve, popullin amerikan dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit të 14 viteve më parë mbi kullat binjake.

Përmes një deklarate për shtyp, z. Meta tha populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen e sigurinë.

“Populli shqiptar duhet të jetë krenar që ka një aleat të madh si SHBA-të, kampion i demokracisë dhe vlerave humane dhe lider i vendeve të lira dhe demokratike. Shqipëria dhe forcat tona të armatosura kontribuojnë përkrah SHBA-ve, NATO-s dhe koalicionit global kundër terrorizmit, kësaj të keqe të madhe që po godet njerëz të pafajshëm, paqen dhe sigurinë në botë”, – u shpreh në mesazhin e tij për mediat Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.

12.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.