Postuar me: 17:28 24-09-2015

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për CEZ (Burimi: LSI, www.lsi.al)

unnamed (1)

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për CEZ.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për CEZ.

Teksa opozita vazhdon të kërkojë dorëheqjen tuaj, dje ish-Kryeministri Berisha kërkoi një hetim ndërkombëtar për atë që tashmë quhet si afera e CEZ-it. A keni ju një koment për këtë?

Personalisht mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të paanshëm, të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ-it, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë e deri më sot. Madje, do ta konkretizoja akoma më tej këtë ide duke i ftuar të gjithë kryetarët e partive parlamentare t’i kërkojmë në mënyrë të veçantë SHBA-ve të jenë të angazhuara në zbardhjen e kësaj çështje dhe të krijojmë një juridiksion të veçantë me prokuror amerikan, për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të saj, e cila pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur, janë akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare.

Jam i sigurt e besoj se jo vetëm z. Berisha, por edhe të gjithë të tjerët do t’i bashkohen kësaj kërkesës konkrete, në rast se janë vërtetë të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Unë besoj se dekriminalizimi është i domosdoshëm dhe bëhet bërë në mënyrë konkrete. Prandaj, kjo çështje meriton një hetim ndërkombëtar, e theksoj amerikan, për arsye se SHBA-të janë më të interesuara se çdo aleat tjetër për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, sepse kjo është ngushtësisht e lidhur me standardet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, por edhe të Aleancës Euro-Atlantike.

Gjithashtu besoj që SHBA-të në çështjen e shumëdebatuar të CEZ-it, jo vetëm që nuk janë të përfshira, por nuk kanë asnjë lloj konflikti interesi.

Dua gjithashtu të theksoj se LSI do të kërkojë që në kuadër të reformës në drejtësi, për çështje të hetimit, kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për akuza që kanë të bëjnë me krimin e organizuar apo me skandale korruptive, gjithmonë të kemi prokurorë amerikanë në hetimin e tyre, për aq kohë sa të rimëkëmbet besimi plotësisht te drejtësia jonë, pasi dihet që ky besim është i lëkundur.

Sa i përket ritheksimit të idesë së dorëheqjes?

Sa i takon kërkesës për dorëheqje nga ana e opozitës, unë e respektoj dhe u kam thënë se do të kenë edhe dy vjet të tjera përpara për të kërkuar dorëheqjen time. I ftoj të më paraqisnin një shkresë drejtuar ERE-s nga unë, siç ka drejtuar ish-Ministri i Financave i tyre dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje menjëherë këtë kërkesë të tyre.

Z. Meta, a e ka mbështetur LSI-ja propozimin e qeverisë për çështjen e dekriminalizimit, a kanë firmosur deputetët e LSI-së?

LSI ka qenë partizane e vendosur e konsensusit bipartizan për çështjen e dekriminalizimit. Pra, nuk ka mbështetur iniciativa të njëanshme nga askush, përfshirë edhe LSI-në. Jemi shumë të kënaqur që dje më në fund kemi arritur konsensusin në Konferencën e Kryetarëve, në mënyrë që komisioni bipartizan të mblidhet, t’i ballafaqojë dhe gërshetojë çka ka të përbashkët në të dy draftet, dhe rreth 90 % e propozimeve janë të përbashkëta, dhe të gjitha propozimet e tjera për të cilat nuk ka dakordësi t’i dërgohen menjëherë Komisionit të Venecias. Pas opinionit të Komisionit të Venecias palët të pranojnë pa kushte cilado qofshin rekomandimet e këtij komisioni.

24.09.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.