Postuar me: 19:33 30-10-2015

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vijon takimet me kongresmenë dhe senatorë në SHBA (Burimi: LSI, www.lsi.al)

Ilir Meta dhe Chris Murphy Kongresmen  (3)

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vijon takimet me kongresmenë dhe senatorë në SHBA.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta vijon takimet me kongresmenë dhe senatorë në SHBA.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta është takuar me disa anëtarë të Kongresit Amerikan. Z. Meta zhvilloi biseda të veçanta me Kryetarin në largim të Kongresit, z. John Boehner, kongresmenët z. Ralph Abraham dhe z. Dereck Kilmer, me të cilët diskutoi mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, rrezikun e terrorizmit dhe krizës së refugjatëve, si dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe operacioneve paqeruajtëse.

Të gjithë bashkëbiseduesit shprehën mbështetjen e Kongresit Amerikan për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vlerësuan rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në përmbushjen e tyre.

Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga senatori z. Chris Murphy, Nënkryetar i Komitetit për Europën në Senatin Amerikan, me të cilin diskutoi mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimet e brendshme dhe kursin e reformave që ka ndërmarrë mazhoranca, duke u ndalur edhe tek situata në rajon dhe kriza e refugjatëve.

Z. Meta shprehu angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar përkrah SHBA-ve në përballimin e sfidave të mëdha të sigurisë globale. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve ekonomike dhe nxitjen e investimeve amerikane në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit z. Meta zhvilloi një takim edhe me kongresmenin z. David Jolly me të cilin biseduan për mundësinë e rritjes së shkëmbimeve mes Kongresit amerikan dhe Parlamentit shqiptar, bashkëpunimin ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Vizita e z. Meta në SHBA do të vijojë me të tjera takime në ditët në vazhdim.

30.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.