Postuar me: 20:52 29-10-2015

Kryetari i Kuvendit zhvilloi disa takime me zyrtarë të nivelit të lartë në SHBA (Burimi: LSI, www.lsi.al)

DSC08011

Kryetari i Kuvendit zhvilloi disa takime me zyrtarë të nivelit të lartë në SHBA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi disa takime me zyrtarë të nivelit të lartë në SHBA.

Gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, Kryetar i Kuvendit, z. Ilir Meta është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.

Z. Ilir Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Në këtë takimi u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë.

Gjithashtu, u shkëmbyen edhe mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve, situata në rajon dhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e krizës së refugjatëve.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.

Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.

Më tej, gjatë vizitës Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, me të cilin u diskutua për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësisë së rritjes dhe nxitjes së interesit të biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri në sektorë strategjikë dhe ekonomi.

Gjate takimit u diskutua edhe për rrezikun me të cilin përballet rajoni nga ndërhyrjet e jashtme dhe nevoja për më shumë konektivitet dhe projekte të përbashkëta rajonale dhe sesi shba mund të kontribuojnë në këtë drejtim. U theksua se Shqipëria është një partner i rëndësishëm i shba në rajon dhe se do të vazhdojë të mbetet e tillë.

Z. Meta u prit në një takim edhe nga kongresmeni, z. Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria është partner luajal i SHBA-ve.

Z. Meta dhe z. Engel diskutuan për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, situatën politike në vend dhe situatën në rajon. Z. Eliot theksoi se shqiptarët janë faktori më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se Shqipëria kontribuon përkrah shba-ve dhe nato-s në përballimin e rrezikut të terrorizmit në shkallë globale.

“Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik”, – tha z. Meta.

Në kuadër të konferencës Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u takua me ish-sekretarin e “Homeland Security”, Michael Chertoff me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe e ftoi në Tiranë për të organizuar një forum rajonal për këto çështje.

29.10.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.