Postuar me: 15:30 15-06-2015

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në një miting në Rrajcë të Prrenjasit dhe në Maqellarë (Burimi: LSI, www.lsi.al)

lajm-shqip KryetariKryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në një miting në Rrajcë të Prrenjasit në mbështetje të kandidates së ASHE-s, znj. Miranda Rira

Meta: Miranda Rira do ta shndërrojë Bashkinë e re të Prrenjasit me mbështetjen tuaj dhe me mbështetjen tonë të jashtëzakonshme duke nisur nga 22 qershori në një shembull të qeverisjes vendore

Meta: Fitorja do të jetë e jashtëzakonshme në 21 qershor në të gjithë Shqipërinë dhe unë besoj shumë që fitorja në Bashkinë e Prrenjasit, do të jetë një nga fitoret me të cilat do të krenohemi

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në një miting madhështor në Rrajcë të Prrenjasit në mbështetje të kandidates së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, znj. Miranda Rira.

Në këtë takim, Lideri i LSI-së, shoqërohej nga Ministri i Transporteve, z. Edmond Haxhinasto, deputetët z. Bujar Kllogjri dhe z. Taulant Balla.

Në fjalën e tij përshëndetëse z. Ilir Meta shprehu bindjen në fitoren e znj. Miranda Rira në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa vlerësoi maksimalisht kandidaturën e saj.

“Patjetër ne do të fitojmë sepse ne kemi kandidaten më të mirë Miranda Rirën që është vajza juaj. Miranda la mandatin e deputetes duke e bërë në emër të dashurisë që ka për Rrajcën, që ka për gjithë zonën e saj për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Bashkisë së re të Prrenjasit në mënyrë që ta shndërrojë Bashkinë e re të Prrenjasit me mbështetjen tuaj në 21 qershor dhe me mbështetjen tonë të jashtëzakonshme duke filluar nga 22 qershori, në një shembull të qeverisjes vendore në të gjithë vendin. Dhe unë kam besim të plotë se Miranda me aftësitë e saj, me njohuritë e saj, me diturinë e saj, me eksperiencën e saj, por edhe me këmbënguljen e jashtëzakonshme që ajo ka dhe që i çon gjërat deri në fund, do të arrijë që të menaxhojë dhe të administrojnë në mënyrë më të mirë dhe më të shkëlqyer në interes të komunitetit tuaj, Bashkinë e re të madhe të Prrenjasit”, tha z. Meta.

Kryetari i LSI-së u shpreh se Miranda Rira do të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga qeveria dhe nga ai vetë për realizimin e projekteve me qëllim zhvillimin e Prrenjasit. Në fjalën e tij, z. Meta i bëri thirrje të gjithë grave dhe vajzave në këtë zonë që të dalin në votime dhe të votojnë për znj. Miranda Rira.

“Mbështetja jonë do të jetë e jashtëzakonshme dhe unë vetë bashkë me Taulantin, me Edmondin, me doktor Bujarin e me të gjithë do të trokasim derë më derë, institucion më institucion për të mbështetur projektet për Prrenjasin, për Rrajcën, për Qukësin, për Stravajn, për të gjithë bashkinë e re të madhe të Prrenjasit. Një lutje të veçantë e kam për të gjitha nënat e Rrajcës, për të gjitha gratë e Rrajcës që të gjithë të shkojmë të votojmë. T’i marrim edhe burrat me vete. Ka vetëm një kandidate për Rrajcën, ajo është Miranda Rira nuk ka kandidat tjetër. Dhe një lutje të veçantë për të gjitha vajzat e Rrajcës, edhe ato që nuk e kanë moshën e votimit, duhet t’i marrin prindërit, baballarët për dore, e duhet t’i shoqërojmë deri tek kutia e votimit e t’u thonë që ju duhet të votoni për Mirandën sepse ne të gjithë duhet të bëhemi si Miranda të punojmë për Rrajcën”, tha z. Meta.

Z. Ilir Meta tha se fitorja e jashtëzakonshme dhe populli i shkëlqyer i Rrajcës dhe i Prrenjasit e ka ditur drejtimin e duhur me kohë, jo tani që drejtimin e duhur nuk ka ngelur bashki, qytet e fshat në Shqipëri anembanë pa e gjetur.

“Ju jeni njerëz punëtor, ne zgjohemi herët ta fillojmë ditën mbarë, kështu që ne do të votojmë për njerëzit e punës dhe Miranda është njeriu i punës. Por ne duam një fitore shembullore në Rrajcë dhe kjo është edhe për krenarinë dhe për dinjitetin tuaj sepse dihet që Miranda është vajzë e Rrajcës, por mos harrojmë që çdo votë më shumë për Mirandën është një detyrim i saj dhe i yni më shumë për t’u shërbyer me më shumë përkushtim, për t’ju ofruar më shumë shërbime dhe për të punuar për punësimin e gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave këtu. Prandaj në 21 qershor, asnjë të mos qëndrojë në shtëpi. Të gjithë tek kutia e votimit, të gjitha votat e Rrajcës vetëm për një emër, për Miranda Rirën”, – tha z. Meta duke shtuar se fitorja në Bashkinë e Prrenjasit do të jetë një nga fitoret me të cilat të gjithë do të krenohen në 22 qershor.

“Fitorja do të jetë e jashtëzakonshme në 21 qershor në të gjithë Shqipërinë dhe unë besoj shumë që fitorja në Rrajcë në mënyrë të veçantë, por edhe në Bashkinë e Prrenjasit, do të jetë një nga fitoret me të cilat ju dhe ne të gjithë do të krenohemi në 22 qershor, kur e gjithë Shqipëria të festojë fitoren e kandidates të ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Rroftë populli i mrekullueshëm i Rrajcës! Të gjitha votat në 21 qershor vetëm për një emër, për Miranda Rirën! Fitore!”, – tha z. Meta.

Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, znj. Miranda Rira prezantoi programin e saj për drejtimin e Bashkisë së Prrenjasit ku në fokus do të jetë rritja e punësimit.

“Ne kemi krijuar një program të qartë, një program ambicioz, një program konkret se si do t’i japim Bashkisë së re të Prrenjasit një profil tjetër dhe një fytyrë tjetër. Është një platformë ekonomike e cila në qendër të saj do të sjellë më shumë shërbim dhe më shumë punësim. Një platformë e cila ngrihet mbi disa projekte konkrete që lidhet me punësimin e grave, me punësimin e të rinjve, me punësimin e atyre që kanë me vite të tëra pa u regjistruar gjëkundi. Prandaj dhe programi ynë është një program për më shumë mirëqenie sociale dhe për më shumë mirëqenie ekonomike”, – tha znj. Rira.

Në vijim të fjalës së saj, kandidatja e “ASHE”-së Miranda Rira shprehu besimin e fitores në 21 qershor duke shtuar se Rrajca dhe e gjithë Bashkia e Prrenjasit do të kenë më shumë investime.

“Ky shesh është gjithmonë e më tepër me njerëz të mbushur të majtë e të djathtë, sepse besoj se Rrajca e ka bërë zgjedhjen e saj dhe Rrajca voton Nr. 2. Kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme tek të gjithë rrajcarët të cilët kanë qenë të zhgënjyer nga politikat e kaluara, por kësaj radhe me formatimin e Bashkisë së re të Prrenjasit, duan të kenë shanse të reja punësimi, duan që të kenë shanse të reja sociale dhe duan të kenë më shumë shpresë, më shumë punësim për fëmijët e tyre. Ky është programi jonë, është një program që është gati dhe secili mund ta lexojë. Është një program me projekte afatgjata dhe afatshkurtra që nis me ato probleme që janë jetësore si me ujin e pijshëm, atë vaditës dhe me infrastrukturën. Por Bashkia e Prrenjasit ka një projekt të madh. Ndodhemi në Korridorin VIII dhe prandaj ne do të sjellim më shumë investime, më shumë projekte dhe më shumë mirëqenie sociale”, theksoi znj. Miranda Rira.

Ministri i Transporteve, z. Edmond Haxhinasto theksoi se Miranda Rira është njeriu i duhur për zhvillimin e Bashkisë së Prrenjasit.

“Fitorja e Mirandës pa diskutim është sukses edhe i Rrajcës edhe krenari e Rrajcës. Më 22 qershor do të fillojë këtu një tranformim i madh, një transformim që ka të bëjë me zgjidhjen e atyre problemeve të mëdha që ju keni. Më ka impresionuar shumë ajo që ka bërë Miranda gjatë gjithë kësaj kohe në fushatë. Ka bërë një program të shkëlqyer. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke pasur parasysh aftësitë e saj personale, shkollimin, kualifikimin, por mbi të gjitha dashurinë që ka ajo për Rrajcën dhe për të gjithë Prrenjasin. Padiskutim që programi i saj ka trajtuar të gjithë problemet që ju keni duke filluar që nga organizimi urbanistik , duke vazhduar me ujësjellësin, duke vazhduar me shkollën, me qendrën shëndetësore, me të gjithë ata elementë që janë jetikë në shërbimet ndaj jush. Prandaj edhe njëherë ju them se suksesi do të jetë i juaji aq sa do të jetë i Mirandës sepse do të hapet një faqe e re në 22 qershor, një faqe për një jetë më të mirë për ju”, tha z. Haxhinasto.

Deputeti i PS-së, z. Taulant Balla kërkoi votat për kandidaten znj. Miranda Rira dhe për PS-LSI për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së re të Prrenjasit.

“Miranda do të bëhet kryetare bashkie për të zgjidhur hallet tuaja. Bajazati do të bëhet kryetar bashkie për të zgjidhur hallet e veta. Kështu që ne nuk jemi këtu për të zgjidhur hallet e Bajazitit. Ne jemi këtu për të zgjidhur hallet e Rrajcës. Unë jam krenar që jam deputet i Rrajcës dhe miku i Rrajcës. Por Rrajcarët kësaj radhe duhet të jenë shumë krenarë sepse Aleanca jonë PS dhe LSI gjetën figurën më të mirë të mundshme për ta vënë në drejtim të këtij vendi. Ajo është vajza jonë, vajza e Rrajcës, znj. Miranda Rira. Dua t’ju bëj një thirrje të gjithëve të bashkohemi rreth Mirandës, të bashkohemi rreth PS-së dhe LSI-së edhe për votat e Këshillit, sepse këto dy parti jo vetëm që drejtojnë me sukses qeverinë tonë të përbashkët, por do të drejtojnë me sukses edhe Këshillin e Bashkisë së madhe Prrenjas”, – theksoi z. Balla.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta takim elektoral në Maqellarë në mbështetje të kandidatit të ASHE për Bashkinë Dibër, z. Shukri Xhelili

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në një takim elektoral në Maqellarë së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë Dibër, z. Shukri Xhelili. Z. Meta shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Financave , z. Shkëlqim Cani, deputetë z. Përparim Spahiu dhe z. Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari i LSI-së tha se shumë shpejt do të zgjidhen një herë e mirë problemin e ujit të pijshëm dhe problemi i vaditjes për Maqellarën.

“Ne do të zgjidhim një herë e mirë problemin e ujit të pijshëm për Maqellarën dhe problemin e vaditjes për Maqellarën. Uji i pijshëm është një problem jetik për çdo familje të Maqellarës por sidomos për gratë për vajzat për fëmijët dhe problemi i vaditjes është një legjendë për fatin e keq pasi dihet se Maqellara është hambari i gjithë Shqipërisë verilindore dhe duhet patjetër t’i japim ujin që e meriton jo vetëm kjo toka e begatë por mbi të gjitha ky popull jashtëzakonisht punëtor dhe me tradita. Kështu që ne do të vijmë shumë shpejt bashkë me Ministrin e Financave, me Ministrin e Bujqësisë, bashkë me deputetët e tjera të Qarkut Dibër dhe bashkë edhe me kryetarin e ardhshëm të bashkisë së madhe, Shukri Xhelilin për t’i ndjekur këto dy projekte për Maqellarën, sepse këto janë jetike”, – tha z. Ilir Meta.

Më tej, Lideri i LSI-së shprehu bindjen se populli i Dibrës dhe populli i Maqellarës do të votojë për drejtimin e duhur dhe drejtimi i duhur është vetëm Shukri Xhelili. Projekti i parë madhor që mazhoranca do të nisë është Rruga e Arbrit, që do të lidhë përfundimisht Tiranën me Maqellarën.

“Ju e kuptoni se çfarë do të thotë të votoni në mënyrë të mençur? Do të thotë të votosh për të zgjidhur probleme, për të zgjidhur halle dhe këto zgjidhen përmes bashkëpunimit dhe projekteve. Jam i bindur se populli i Dibrës dhe populli i Maqellarës do të votojë për drejtimin e duhur dhe drejtimi i duhur është vetëm Shukri Xhelili dhe të mos harrojmë se ne nuk i lëmë rrugët, rrugëve. Projekti i parë madhor që kemi negociuar është pikërisht Rruga e Arbrit që ta mbarojmë dhe në shtator fillon që brenda dy viteve ajo rrugë do të lidhë përfundimisht Tiranën me Maqellarën dhe ju do të jeni vërtetë jashtëzakonisht të integruar në të gjitha zhvillimet e reja dhe dinamike. Kështu që të gjitha votat për Shukri Xhelilin, të gjitha votat për Aleancën për Shqipërinë Evropiane. Të gjitha votat që të zgjidhim problemin e ujit të pijshëm për të gjithë Maqellarën, sidomos për gratë, për nënat e Maqellarës që vuajnë aq shumë. Të votojmë për vaditjen në mënyrë që këto toka të begata të prodhojnë më shumë dhe ne jemi të angazhuar për të mbështetur ngritjen e qendrave të grumbullimit, ngritjen e qendrave të përpunimit, rritjen e kapacitete eksportuese, garantimin e tregut për të gjithë fermerët e Maqellarës në mënyrë që të rritet begatia e këtij populli të mrekullueshëm. Votoni për Shukri Xhelilin”, – deklaroi Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta.

 

 

15.06.2015

Burimi: LSI

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.