Postuar me: 7:56 09-06-2012

Kuçi paralajmëron Nikoliç: Pranga nëse hyn pa leje në Kosovë

PRISHTINE – Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, mund të arrestohet nga Policia e Kosovës nëse vendos që të hyjë në territorin e Kosovës pa marrë leje paraprakisht nga autoritetet vendase. E njëjta gjë vlen edhe për situatën nëse ai shfrytëzon kanalet ilegale për të hyrë në Kosovë dhe më pas takohet me policët kosovarë.

Këtë paralajmërim e ka bërë zëvendës/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. “Kushdo që hyn pa leje në vendin tonë rrezikon që të ndeshet me ligjet tona dhe që të arrestohet. Nuk kemi dëshirë që të vihet deri te ajo pike me presidentin e Serbisë, por kushdo që e shkel ligjin është i barabartë”, ka thënë zëvëndës/kryeministri Kuçi.

Ai ka thënë se sikur Nikoliçi ta dorëzojë kërkesën për vizitë në Kosovë te Zyra e Bashkimit Evropian në Beograd, atëherë Qeveria e Kosovës do ta shqyrtonte atë.

“Ne e kemi një marrëveshje me BE-në në raport me këto vizita, në anën tjetër, duhet që të ndiqen të gjitha procedurat dhe ne do ta shqyrtojmë duke marrë parasysh interesin e vendit, Kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Kuçi.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se presidenti serb ka shprehur interesimin e tij për të vizituar veriun e Kosovës në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Burimi :(er.nu/koha/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.