Postuar me: 14:37 17-06-2015

Kush është Don Corleone i medias shqiptare? (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip Don CorleonePublikimi i një video të kryebashkiakut Qazim Sejdini ku ai “këshillon” gazetarët që të mos bëjnë pyetje me spec, pasi preken interesat e pronarëve, ka shkaktuar reagime të shumta.

Një prej tyre është padyshim edhe Sali Berisha.

Ai e quan Sejdinin, si Don Corleonen e Elbasanit.

Por, kush është Don Corleone shqiptar në këtë rast?

Në tetë vite qeverisje, ka qenë Sali Berisha ai ka vepruar si një mafia me median dhe gazetarët.

Iu ka dhënë miliona euro mediave që e mbështesnin, duke filluar nga TV Klan dhe ka përndjekur ato pak media dhe gazetarë kritikë.

Madje, televizioni që dje publikoi videon e Qazim Sejdinit, e flaku në rrugë gazetarin e vet Fatos Mahmutaj, i cili u qëllua me armë dhe për pak u vra në demonstratën e 21 janarit dhe kërkoi që kjo gjë të bëhej publike.

Nuk po flasim pastaj për përndjekjen dhe presionet e panumërta ndaj Top Channel, Vizion Plus apo vetë gazetës sonë.

Berisha është njeriu, që më së paku duhet të heshtë për këtë rast.

Ai ka qenë armik i medias dhe për këtë ka marrë edhe “çmim” ndërkombëtar.

 

 

17.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.