Postuar me: 12:22 25-10-2016

Kushtetuesja pezullon ” Vettingu ” dhe e dërgon në Venecia (Burimi: Top Channel, www,top-channel.tv)

kushtetuseeGjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vettingu” dhe do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për mendim për ligjin në fjalë para se të dalë vetë me një vendim përfundimtar për të.

Ky është vendimi i marrë nga trupa prej nëntë gjyqtarësh e gjykatës më të lartë në vend, pas shqyrtimit të ankimimit të dorëzuar në këtë institucion nga ana e Partisë Demokratike.Krahas deklarimit të ligjit të “Vettingu” si antikushtetues, Partia Demokratike kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë pezullimin e zbatimit të ligjit dhe adresimi për një opinion nga ana e Venecias për të.

Për opozitën, ligji i Vlerësimit bie ndesh me Kushtetutën në disa aspekte. Ajo pretendon se organet e reja të vlerësimit vihen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë, pasi telekomunikimet dhe të ardhurat financiare të anëtarëve të tyre kontrollohen në mënyrë periodike nga agjenci në varësi të Qeverisë, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Krahas opozitës, Kushtetueses iu drejtua edhe Unioni i Gjyqtarëve, që një ditë më parë kërkoi që kërkesa e tyre t’i bashkohet asaj të Partisë Demokratike si palë e interesuar.

Ligji i Vettingu u miratua më 30 gusht me 88 vota të mazhorancës, ndërkohë që opozita braktisi sallën. Ligji hyri në fuqi në heshtje, pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani as e dekretoi dhe as e ktheu atë për rishqyrtim në Kuvend. Por një ditë pas hyrjes në fuqi, Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për pezullimin e ligjit dhe marrjen e një opinioni nga Venecia për të.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.