Postuar me: 13:22 16-06-2012

Lady Gaga krijon “Fame”, parfum i ri për gra dhe gay

Shperndaje
Etiketat

Pritet që “Fame – Black Fluid” të hidhet së shpejti në treg. Këngëtarja poston imazhet e parfumit në “Twitter”

Lady Gaga vazhdon të përdorë rrjetin social “Twitter” për të postuar foto dhe lançuar lajme të reja. Sot ajo ka postuar fotot e papublikuara më parë të parfumit të krijuar nga këngëtarja, që pritet të hidhet së shpejti në treg.

Parfumi do të quhet “Fame” dhe do të ketë aromën e “lotëve të gruas së bukur, zemrave të thyera të një orkideje tigër me një përzierje të lehtë pjeshke në pluhur dhe esencash të shafranit dhe mjaltit”, thuhet në etiketën e përshkruar nga këngëtarja.

Kohë më parë, Lady Germanotta kishte deklaruar se parfumi i saj do të kishte aromën e spermës dhe të gjakut, por fatmirësisht këngëtarja ka ndryshuar projekt.

“Fame – Black Fluid” duket si një përzierje magjike për shkak të ngjyrës së zezë, por që bëhet neutral pas kontaktit me lëkurën për të shmangur njollat mbi veshje. Ndërkohë ylli i muzikës amerikane ka sqaruar se parfumi është krijuar posaçërisht për gratë dhe homoseksualët.

15 qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.