Postuar me: 7:34 08-06-2012

Letra erotike me të dënuarit, 1 vit burg gardianes

Shperndaje
Etiketat

LONDER – Një gardiane në Britaninë e Madhe është dënuar me një vit burg, pasi pranoi se kishte këmbyer letra dashurie dhe telefonata erotike me katër të dënuar.

Siç shkruan Daily Mail , 27-vjeçarja Zanib Khan, gardiane në burgun Brixton në Londër, kishte folur në telefon më shumë se dhjetë orë me të dënuar për vjedhje dhe trafik droge.

Khan pranoi se kishte folur në telefon me katër të burgosur, por policia dyshon se ajo kishte marrëdhënie edhe me tre të dënuar të tjerë, të cilët pohuan se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale me gardianen.

Autoritetet gjetën në shtëpinë e saj disa letra erotike, si dhe mesazhe në telefonin e saj celular, të dërguara nga të dënuarit përmes telefonave kontrabandë.

Burimi(er.nu/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.