Postuar me: 7:24 13-06-2012

LGBT, Totozani, MASH: Të ndryshojmë kurrikulat

Shperndaje
Etiketat

TIRANE- Avokati i Popullit i rekomandon ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj që të përfshijë në kurrikulat dhe programet mësimore njohuritë dhe informacionin për komunitetin LGBT, me qëllim arsimimin në një mjedis të sigurt pa dhunë, fyerje, përjashtim social apo trajtim ç’njerëzor lidhur me orientimin seksual ose me identitetin gjinor.

Në propozimin e tij,  Avokati i Popullit i propozon gjithashtu ministrisë së Arsimit, trajnimin e stafit akademik për moslejimin e çdo forme diskriminimi duke siguruar mbrojtje dhe disiplinë në institucionet arsimore për shkak të përkatësisë së tyre seksuale.

Sipas avokatit të Popullit, metodat, kurrikulat dhe burimet arsimore duhet të shërbejnë për zgjerimin e të kuptuarit dhe respektimin e individëve të ndryshëm pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor, duke përfshirë edhe nevojat e veçanta të nxënësve, studentëve prindërve dhe antarëve të tjerë të familjeve të tyre.

12.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.