Postuar me: 19:29 26-06-2015

Liderët europianë përgatiten për dështim të bisedimeve finale të shpëtimit të Greqisë (Burimi: Gazeta Tema, www.gazetatema.net)

lajm-shqip Liderët europianëGreqia po refuzon të braktisë planet e taksave dhe pensioneve pavarësisht kundërshtimeve të forta të kreditorëve ndaj propozimit, në një shenjë të diferencave që mbeten midis dy palëve përsa i përket kushteve të marrëveshjeve shpëtuese.

Sipas kundërpropozimeve të fundit të kreditorëve të saj, Athina i qëndron kërkesës së saj për një taksë prej 12% të të gjithë fitimeve të koporatave mbi 500 mijë euro dhe një rritje në kontributet e pensioneve të punonjësve, raporton Monitor.

Monitoruesit e paketës shpëtuese besojnë se plani mund të pengojë rritjen ekonomike dhe në ofertën e tyre finale të mëparshme ata kanë ngulur këmbë në masa alternative kursimi.

Diferencat e forta mes dy propozimeve vijnë mes evidencave në rritje se disa liderë europianë po përgatiten për perspektivën se nuk do të arrihet një marrëveshje në takimin vendimtar të ministrave të financave që do të zhvillohet të shtunën.

Sipas zyrtarëve të BE-së, Mark Rutte, kryeministri holandez, u tha kolegëve të tij në samitin e të enjtes se ata duhet të diskutojnë për Greqinë — jo për të negociuar, tha ai, por që të merren me pasojat nga një falimentim grek.

Pa një marrëveshje shpëtuese, Athina pritet të mos arrijë të paguajë këstin prej 1.5 miliardë eurosh, që i detyrohet FMN-së të martën.

Tsipras u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin François Hollande të Francës në Bruksel të premten për të zhbllokuar situatën.

 

26.06.2015

Burimi: Gazeta Tema

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.