Postuar me: 12:45 01-07-2015

Lihet në burg Arbjon Aliko, pritet vendimi për të vëllanë (Burimi: Gazeta Shekulli, www.shekulli.com.al)

lajm-shqip Arbjon AlikoGjykata e Krimeve të Rënda gjykon sot masat e sigurisë për dy vëllezërit Aliko nga Lazarati, të cilët akuzohen për vrasjen e efektivit të RENEA-s mëngjesin e 24 qershorit.

Dy vëllezërit paraqiten sot për herë të dytë para togave të zeza, për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi u arrestuan 4 ditë pas ngjarjes së rëndë ndodhur në fshatin e Gjirokastrës.

12:45 – “Arrest me burg” për Arbjon Alikon

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Arbjon Alikon, të dyshuarin kryesor për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, në Lazarat.

Ndërkohë vazhdon seanca gjyqësore për të vëllanë e tij, 17-vjeçarin Alban Aliko, i cili për shkak të moshës shoqërohet në sallën e gjyqit edhe nga një psikolog.

11:00 – Ndërpritet seanca për 17-vjeçarin Alban Aliko

Seanca është ndërprerë pasi Prokuroria ka kërkuar praninë e një psikologu, për shkak të moshës së Alban Alikos, 17-vjeç dhe më pas të rinisë seanca gjyqësore.

Ndërsa, sot pritet që Arbion Aliko, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për Prokurorinë, 20-vjeçari është autor i vrasjes së Ibrahim Bashës dhe mbi të rëndon edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Prokuroria vazhdon hetimet për të rindërtuar të gjithë mekanizmin e ngjarjes, personat e përfshirë dhe rolin e tyre. Nga përgjigja e ekspertizave të mbërritura nga Policia Shkencore rezulton se, në drejtim të fugonit janë qëlluar 2 plumba.

Dy vëllezërit 17 dhe 20 vjeç u arrestuan në një tunel në Kardhiq, 20 kilometra larg Lazaratit. Ata akuzohen si pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan mbi policinë disa ditë më parë, ku një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

 

01.06.2015

Burimi: Gazeta Shekulli

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.