Postuar me: 13:28 11-06-2012

Lionel Mesi: Të mundësh Brazilin është kënaqësi

Shperndaje
Etiketat

Argjentina

Argjentinasi Lionel Mesi u shndërrua në një yll në takimin e së shtunës në mbrëmje, ndërsa shënoi tre gola përballë Brazilit. “Higuain është një person, me të cilin unë merrem vesh shumë mirë. E njëjta gjë vlen edhe për Kun. Është shumë bukur kur luajmë bashkë, sepse mund të krijojmë shumë shanse”, tha ylli i Barcelonës. Sipas tij, skuadra kombëtare ka nisur të fitojë dhe po e rigjen formën gradualisht dhe ndërsa fiton, gjithçka bëhet më e lehtë. “Është e çuditshme që një ndeshje të përfundojë 4-3 me Brazilin, me aq shumë raste për gola, aq shumë emocione. Por jam i kënaqur me rezultatin. Ishte një miqësore, por ne na duhej që të rriteshim. Të mundësh Brazilin është gjithnjë kënaqësi, duke shtuar faktin se shënova tre gola. Gjithçka është e bukur në këtë mbrëmje”, përfundoi Mesi.

 

Emocionet

“Është e çuditshme që një ndeshje të përfundojë 4-3 me Brazilin, me aq shumë raste për gola, aq shumë emocione. Por jam i kënaqur me rezultatin e kombëtares sonë”

11 Qershor 2012

 

Burimi: Gazeta Shqip

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.