Postuar me: 7:12 08-06-2012

Llalla: Si i fshehin zyrtarët pasuritë

Shperndaje
Etiketat

Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, tha dje se zyrtarët e lartë fshehin pasuritë duke i regjistruar si dhurata apo edhe si huamarrje. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai tha se “nga shumë të dhëna që ne kishim, nga burime të ligjshme dhe informacione që marrim nga institucione të ndryshme, konstatojmë se zyrtarë të ndryshëm pasurinë e fituar në mënyrë jo të ligjshme e fshehin në emër të personave të lidhur me ta, kryesisht kjo pasuri justifikohet përmes dhuratave, huamarrjeve, regjistrimin e pasurisë në emër të personave të tretë që mund të jenë lidhje familjare apo shoqërore apo kryerjen e procedurave të tjera të kësaj natyre; tashmë institucioni ynë ka të gjithë kompetencën e duhur ligjore, lidhur me personat që kanë lidhje  me zyrtarët, tashmë ne kemi nisur një sërë procesesh verifikuese për këtë fakt, ligji na e mundëson këtë aspekt..!”. Sipas Llallës, “ne kemi mjaft raste që kemi në proces kontrolli momentalisht, jemi duke vijuar procesin e kërkimit të deklarimit të pasurisë të personave që kemi dyshime që fshehin pasurinë e zyrtarëve, besoj shumë shpejt do të bëjmë publike rastet që janë në proces hetimi, po kështu do të vazhdojmë edhe me një sërë procesesh të tjera verifikuese në këtë aspekt”. I pyetur për transferimin e pasurive në bankat jashtë vendit, kreu i ILDKP-së u shpreh se ky është një problem shqetësues i ngritur në mënyrë të vazhdueshme. Ai tha se institucioni që drejton po bashkëpunon me organe brenda dhe jashtë vendit për të kontrolluar këtë veprimtari.

Burimi:Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.