Postuar me: 9:21 25-10-2016

Lushnje, tre të plagosur në dy aksidente rrugorë(Burimi: www.top-channel.tv)

Shperndaje
Etiketat

lushnjeDy aksidente automobilistike ndodhën mbrëmjen e djeshme në Lushnje. Aksidentet kanë ndodhur gati në të njëjtën kohë.

Njëri në aksin rrugor Pushim Shoferit-Krutje ku një makinë tip “Ford” ka përplasur nga pas një karrocë të ngarkuar me barë duke përfundur në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Perikli Kadillari 47 vjeç.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeti dhe errësira në rrugë, gjë që ka sjellë mosvënien re nga drejtuesi i mjetit karrocën e ngarkuar me barë.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, pranë fshatit Lumth. Një motorçiklet ku udhëtoni dy persona ka goditur shtetasin Aleks Allkanjari, 79 vjeç nga fshati Lumth duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 79-vjeçari ka kaluar trafikndarësin duke i prerë rrugën drejtuesit të motorçikletës. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.