Postuar me: 13:16 07-06-2012

Masakër në Siri, 86 të vdekur, 20 prej tyre fëmijë

Shperndaje
Etiketat

SIRI- E ndësa nuk janë mbyllur ende plagët e masakrës së disa diteve më parë në Siri, civilët vihen sërish në shënjestër të forcave pro qeveritare, aktivistët pro demokracisë raportojnë se më shumë se 80 persona kanë mbetur të vrarë nga një distancë e afërt në provincën Hama.

Aktivistët thanë se më shumë se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshtatrat e Kubairit dhe Marzafit, në atë që ata e quajtën “masakër”.

Damasku hodhi poshtë akuzat se qëndron pas këtyre vrasjeve duke shtuar se janë terroristët ata të cilët kanë kryer këtë akt makabër. Sipas aktivistëve, që nga dita e djeshme, numri i personave të vrarë në Siri ka shkuar në 140. Ndërkohë gjatë ditës, i dërguari i OKB-së, Kofi Annan pritet të nxisë Këshillin e Sigurimit për të krijuar një grup të ri konktati që të kontribuojë për t’i dhënë fund gjakderdhjes.
(e.m/news24/BalkanWeb)

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.