Postuar me: 11:26 16-06-2012

Mbahet Kongresi i Parë Mbarëkombëtarë i AK-së

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Kongresi i parë Mbarëkombëtarë i partisë Aleanca Kuq e Zi ne nje atmosfere krejtesisht kuqezi.

Pas një marshimi nga sheshi “Skenderbej” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kongresi ka nisur punimet.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu tha se AK-ja vjen për herë të parë si një alternative qeverisëse, me forcën e duhur për të thyer sundimin e partive politike.

“Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike -juridike të paprecedentë, dhe si në asnjë vend tjetër të mos dihet numri i popullsisë. Na gjen si një nga kombet më të varfra në Europë. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, po ashtu shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni e kudo. Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europa, si dy vende që janë përjashtuar nga proceset integruese. I gjen shqiptarët në ndasi politike. Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtat liderë politikë të para dy dekadave, të cilat kanë uzurpuar karriget e pushtetit, edhe përpara se të lindin qindra kuqezinj që sot janë në sallë.”- tha Spahiu.

Spahiu vazhdoi më tej në fjalën e tij se, në 100 vjetorin e Pavarësisë këtij kombi ju cenua integriteti territorial, identiteti kombëtarë dhe rendi kushtetues, për këtë nuk duhet të fajësojmë fqinjët, por qeverinë e cila është jo shqiptare por tradhtare.

Duke vlerësuar maksimalisht rininë shqiptare, Spahiu shtoi se, bashkimi dhe integrimi janë tërësisht të realizueshme,  vetëm nëse më votën e shqiptarëve largojmë dy partitë, PS dhe PD të cilat sipas tij, janë nofullat e një goje.

Sipas AK-së, janë me dhjetra aktivistët kuqezi që kanë mbërritur nga SHBA-j,a Britani, Itali, Berlgjika dhe shumë vende të tjera.

Ne kongres eshte i pranishem edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu.

16.06.2012

 

Burimi: Gazeta Panorama

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.