Postuar me: 8:29 25-10-2016

“ Mbetjet ” mbërrijnë të LSI, AKIP dhe industria takim në partinë e Metës(Burimi: Top channel, www.top-channel.tv)

mbetjetKthimi nga Presidenti i ligjit të mbetjeve në Kuvend riaktivizoi lobimin e grupeve ‘pro’ dhe kundër ligjit. Petrit Vasili i LSI-së ishte i pari që priti edhe përfaqësuesit e ricikluesve, edhe ata të aleancës kundër importit të plehrave. Por deri tani, LSI-ja, pozicioni i të cilës është kyç për të ardhmen e ligjit per mbetjet, nuk ka vendosur sesi do të votojë.

“Besoj se është një ditë për të dëgjuar me shumë vëmendje gjithçka dhe sigurisht nga dëgjimi i vëmendshëm lind edhe reflektimi. Dhe sot nuk është dita e reflektimeve”, tha Vasili nga LSI. Përfaqësuesit e aleancës kundër importit të mbetjeve kanë kërkuar takim më të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare dhe pozicioni i tyre në lidhje me ligjin që lejon importin e mbetjet, është i qartë shfuqizim i tij.

“Ndalim total të importit të mbetjeve. Çdo amendament, do të ishte një tradhti e re”, u shpreh Lavdosh Feruni, ambientalist.

Paralelisht me takimet me kryetarët e grupeve parlamentare, aleanca kundër importit të plehrave po organizon edhe një protestë të re, e parashikuar për të dielën.

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.