Postuar me: 15:24 19-10-2016

“Mbrohuni nga kanceri”, deputetët, pjesë e fushatës

mbrohuni-nga-kanceriDeputetë të Partisë Socialiste kanë vizituar spitalin Onkologjik për t’i bërë thirrje grave për kontrolle dhe mamografi falas në këtë muaj të luftës kundër kancerit të gjirit pasi  beteja me këtë sëmundje fitohet vetëm nëse diagnostikohet në kohë.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare vlerësoi investimet që po bëhen në shërbimin onkologjik dhe mbeshteti fushaten e re ” Mbrohuni nga kanceri”.

“Kemi organizuar shërbimin e spitalit ditor, duke vendosur 13 poltrone, në të cilat mund të zhvillohen seancat ose trajtimi i kimioterapisë. Sigurisht është përmirësuar eficenca, është përmirësuar standardi i ofrimit të shërbimit. Ne tashmë nuk punojmë më me një turn, por punojmë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 të darkës”, u shpreh Ogerta Manastirliu, drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas shefit të shërbimit të Onkologjisë, me vendosjen e akseleratorit linear është ulur koha e pritjes e pacientëve në një muaj ku në vende të tjera në spitale shtetërore kohëpritja është mbi dy muaj.

“Me vendosjen e akseleratorit jemi në parametra pothuajse të njëjtë me vendet e Europës. Me akseleratorin tjetër ne mund të arrijmë standarde të njëjta në kualitetin e trajtimit të pacientëve”, thotë”, thotë Prof. Dr. Agim Sallaku.

Së shpejti në shërbimin onkologjik do të ketë dhe një akselerator të dytë çka finalizon investim në këtë spital dhe rrit cilësinë e shërbimin për pacientët garantoi ministri i Shëndetësisë.

“Kudo mjekët kërkojnë që këto të jetë gjithmonë çift. Bashkë me pajisjen e dytë që unë shpresoj në pranverë ta vendosim në punë, i gjithë investimi shkon diku në 8 milionë dollarë. Kjo do të thotë që të paktën kemi një qendër moderne terapie,  e cila duke pasur edhe dy pajisje është e devijueshme, nuk krijon boshllëqe”, tha ministri Beqaj.

Vetëm në një vit, në shërbim onkologjik në QSUT konstatohen rreth 4300 raste të reja me sëmundje kancerogjene .

Burimi: Top Channel

Rreth Autorit

Komenti Juaj :

CAPTCHA *

All Rights Reserved 2016.