Mënyrat e bukura për t’ja shprehur dashurinë partnerit

Të gjithë e dimë sa ndjenjë e bukur është dashuria.

Ju bën të shkruani poezi, të bëni një këngë, t’ia tregoni gjithë botës se sa shumë e doni partnerin tuaj, por ndonjëherë më të rëndësishme se fjalët, në një lidhje janë veprat.

Për këtë arsye ne kemi zgjedhur disa gjëra të vogla që do t’ju ndihmojnë t’ja shprehni dashurinë partnerit tuaj pa pasur nevojë për fjalë.

Shndërrohuni në një dëgjues të mirë


Ndonjëherë një njeri thjesht ka nevojë të shprehet, pa pritur asgjë. Përderisa ajo ju ka zgjedhur ju, nënkupton që jeni një njëri shumë i rëndësishëm për të. Mos u zemëronini në këto momente. Mundohuni të jeni një partner i mirë dhe i mirëkuptueshëm.

Mos e ndaloni partnerin tuaj të dalë me shoqërinë


Kur jeni në një marrëdhënie, gjëja e fundit që duhet të bëni është të ktheni partnerin tuaj në një pronë private. Çdo person ka nevojë për hapësirë private dhe kohë që të kalojë me miqtë. Kështu që herën tjetër që i dashuri juaj do të kalojë kohë me miqtë, mos u zemëroni. Lëreni të shkojë që të argëtohet pak.

Kushtojini rëndësi gjërave që ata duan


Lumturia përbëhet nga gjëra të vogla. Ëmbëlsirat apo frutat e saj të preferuara, enët e lara mund t’ju duken gjëra shumë të parëndësishme, por është një shenjë e madhe që tregon se ju i mbani mend gjërat që atë e bëjnë të lumtur, se vlerësoni marrëdhënien tuaj dhe e doni shumë njëri-tjetrin. Gjëra të tilla, ndonëse të vogla, i bëjnë njerëzit shumë të lumtur.

Bëni sa më shumë komplimente


Vajzat nuk janë të vetmet që duan të dëgjojnë komplimente, por edhe djemtë. Edhe të dashurit tuaj duan të dëgjojnë se duken shumë bukur, këmisha i shkon shumë apo se me modelin e ri të flokëve duken shumë simpatik. Kjo gjë i bën të ndihet shumë mirë.

Burimi:Revistaclass.al

27/10/2017